17.5 C
Tirana
E premte, 13 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ervini nga Lozhani, fytyra e medias shqiptare

    Ervin Salianji është një ndër personazhet më qesharakë që ka parë ndonjëherë politika shqiptare dhe që sot duhej të ishte në burg, për sajesën e çështjes “Babale”.

    Por edhe pse i dënuar për këtë çështje (për momentin jo me vendim të formës së prerë), ai vazhdon shfaqet darkë më darkë nëpër televizione, duke dhënë mend e duke bërë moral.

    Mbrëmjen e djeshme p.sh, ndërsa replikonte me deputeten socialiste Blerina Gjylameti, i drejtohej kësaj të fundit se nuk ka nivel të debatojë me të, se ai është nivel shumë i lartë.

    Pastaj i tha edhe që duhet të falenderojë televizionet që e ftojnë, meqë ajo s’ka nivel të dalë në emisione.

    Tani, për një gje Salianji ka të drejtë, që shumë prej atyre që dalin në television, duhet të falenderojnë kush i fton dhe mbi të gjitha kush i promovon.

    Ai është një prej atyre që ka përfituar dhe që është promovuar fuqishëm, bashkë me Grida Dumën në të njëjtën kohë.

    Janë promovuar nga e njëtja dorë prej vitesh (Henri Çili), duke i çuar emision për emision, edhe pse të dy njëri më qesharak se tjetri.

    Të paktën t’i jenë mirënjohës, ndryshe nga sa bënë me Lulzim Bashën, që sot e sulmojnë më ashpër dhe se vetë Sali Berisha, edhe pse për vite me radhë i promovoi në poste drejtuese në PD.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit