Një nga ish-banoret e edicionit të fundit të “Big Brother Vip”, e cila bëri shumë bujë edhe pas daljes nga shtëpia është padyshim Egli Tako. Sikur mos të mungonin gjykimet e publikut për shkak të dramave në BBV me përpjekjet për romancën me Gjestin, ajo u gjykua shumë edhe më vonë për projektet e saj muzikore dhe koncertet.
E ftuar në “Andale” me Dalina Buzin, Egli ka rrëfyer shumë. Ndër të tjera nuk mund të mos përmendjen nga Dalina ede ish-lidhja me Olsi Bylykun, e cila ishte një dramë më vete në jetën e saj. Për atë lidhje, e cila zgjati shumë por nuk rezistoi, Egli u shpreh se ishte e vogël në moshë dhe kishte bërë zgjedhjen e gabuar duke mos menduar për vete dhe karrierën e saj.
“Kur je më e re dhe në krah të dikujt që ka bërë hapa të mëdhenj, e ndjen se njëri duhet të bëjë një hap pas. Nuk është se ishte konkurrencë, por shpesh mundohesha të lija veten mënjanë dhe ta mbështesja atë në gjërat e tij. Të paktën kështu ndodhi tek unë. Nuk e di sa është kuptuar ose vlerësuar kjo”
“Është shumë gabim të mos mendosh për veten, sepse koha ikën dhe asgjë nuk vlen më shumë se qëllimet e tua në jetë. Zoti të ka dhënë një talent, dhe është gjynah të mos e vësh në praktikë.”
“Pishman nuk jam, sepse gjithçka ishte pjesë e asaj etape dhe e përpjekjes që bëmë së bashku.”