18.5 C
Tirana
E martë, 1 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Është diagnostikuar me tumor…”, Roza Lati zbulon arsyen pse shkurtoi flokët

    Moderatorja Roza Lati nëpermjet disa fotove të ndara në Instagram zbuloi se kishte prerë flokët e gjatë.

    “Si ju dukem me modelin e ri të flokëve? Pres opinione ‘arsyeja e këtij ndryshimi”… dhe…”, shkruante Roza në postimin e saj.

    Por një ditë më parë, ajo ka vendosur që të zbulojë vetë për ndjekësit arsyen se pse hoqi dorë nga flokët e gjatë. Roza ka shpjeguar se ky veprim i saj erdhi pasi qeni i saj Sasha është diagnostikuar me tumor.

    Arsyeja pse preva flokët: Sasha është diagnostikuar me tumor. Tumor në kockë të legenit. Sasha ime është 8 vjeç. Nuk është plakë akoma… Bashkëjetesa ime, familja ime që kur jetoj vetëm prej 8 viteve, janë këta të dy…

    S’është bërë viti që futa në dhe… Pëtin e vogël… 21 dhjetor 2022”, ka shkruar Roza Lati në postimin e saj në “Instagram”, shoqëruar me foto të ndryshme të kafshëve të saj shtëpiake.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit