1.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Është i intubuar”, zbulohet nga se vuan Fatos Nano dhe si është gjendja e tij shëndetësore

    Fatos Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në një spital privat në kryeqytet.

    Sipas Klan News, Nano ndodhet në reanimacion prej 1 jave. Sipas mjekëve, ish-Kryeministri 70-vjeçar u paraqit në spital me insuficencë respiratore dhe aktualisht është i intubuar.

    Por përpjekjet e mjekëve kanë nisur të japin rezultate pozitive dhe parametrat jetësore të ish-kryeministrit Nano janë përmirësuar dhe niveli i oksigjenit në gjak është rritur.

    Burime nga spitali thonë se Fatos Nano është drejt përmirësimit, gjithsesi mbetet me prognozë të rezervuar.

    Fatos Nano ka qenë kryeministër i Shqipërisë në periudhat 22 Shkurt – 5 Qershor 1991, 25 Korrik 1997 – 28 Shtator 1998 dhe 31 Korrik 2022 – 10 Shtator 2005.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit