2.5 C
Tirana
E hënë, 15 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Është këngëtar i dështuar. befason Nevina Shtylla: Hyn në debatin për Luizin!

    Një përballje e tensionuar ka ndezur studion e emisionit “Trotuar”, ku ish-banori i Big Brother VIP, Lidi, bëri një deklaratë të ashpër ndaj Luiz Ejllit.

    Gjatë debatit, Lidi e cilësoi Luizit hyrjen në reality-show si atë të një “këngëtari të dështuar”, një koment që solli reagimin e menjëhershëm të moderatores Nevina Shtylla.

    Nevina ndërhyri pa hezitim, duke e kundërshtuar këtë etiketim dhe duke sqaruar se përshkrimi nuk ishte i saktë. “Ai nuk ishte një këngëtar i dështuar, por një artist që ishte tërhequr përkohësisht nga muzika,” theksoi moderatorja, duke vendosur qartësi mbi rrugëtimin e Luiz Ejllit përpara rikthimit të tij të bujshëm.

    Ndërhyrja e Nevina Shtyllës u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku u vlerësua dhe u përshëndet nga fansat e këngëtarit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit