Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në lidhje me atë që pretendohet si një “rezolutë amerikane” për Shqipërinë, duke e cilësuar si mashtrim dhe një “program humoristik”.
Përmes një postimi, Manjani shprehet se bëhet fjalë për një tekst të sajuar, të shpërndarë në WhatsApp, i cili po përdoret për të “mbajtur me gajret PD-në”, por që sipas tij nuk ka asnjë lidhje me realitetin.
Sipas Manjanit, teksti i shpërndarë pretendon se SHBA do të ndërhyjë për 90 ditë në Shqipëri, duke u marrë me AKSH-in, resortet turistike, biznesmenët dhe zyrtarët e mesëm.
Më tej, Manjani shpjegon se që prej muajit shtator në Kongresin Amerikan ekziston një projekt-rezolutë prej rreth 45 faqesh, por përmbajtja e saj është krejt e kundërt me atë që po qarkullon online.
Sipas tij rezoluta reale flet për nxitjen e investimeve dhe mbështetjen amerikane në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Shqipëria përmendet vetëm një herë, si vend anëtar i NATO-s.
Postimi i Ylli Manjanit
Rezuluta kopile që do rrëzojë Ramën në mars…
******
Gallatë ore gallatë e madhe.
Një kopil që ka përshtatur një tekst sikur Amerika për 90 ditë do merret me AKSH-in, resortet turistike, bisnesmenët dhe zyrtarët e mesëm, tekst të cilin e ka shpërndarë në whatsap, është programi humoristik më i madh i këtyre ditëve.
Sigurisht kush nuk di shkrim e këndim e ha këtë gjë dhe e merr të mirqenë. Por në total gallata është e madhe.
Dmth Trump-i që propozon të bëjë gjithë Gazën resort, këto në Shqipëri dashka ti mbyllë. Hahahahahahahahahahaha…
Dhëndërri i tij do të investojë në Shqipëri, kurse rezoluta kopile thotë se amerika do i çojë në spak ndërtuesit, dmth edhe Jared si ndërtues resorti do shkojë në SPAK. Pra Trump dashkantë heqë qafe dhëndrrin e vet duke e futur në burg nga SPaK…
Gallatë ore gallatë,po them.
Hahahahahahahahahahahah..
Në të vërtetë që prej muajit shtator gjendet një projekt rezolutë në Kongresin Amerikan, teksti prej 45 faqesh i së cilës, sugjeron krejt të kundërtën e tekstit që sugjeron kopili humorist, që mban me gajret SHQUP-in dhe komentatorët publikë që çdo gjë e lidhin me amerikën… hahahahahahha
Rezoluta flet për nxitje investimesh dhe mbështetje amerikane në ballkanin perëndimor, ku Shqipëria përmendet me emër vetëm 1 herë si vend i NATOS.
Amerika sugjeron mbështetje në ballakan ndaj sulmeve kibernetike, jo mbyllje të shërbimeve online që të kënaqen spak-sat në këtë vend.
Madje në një paragraf aty sugjerohet që të asistohet Balkani perëndimor që të mbrohet nga dezinformimi. Dmth të mbrohet nga tekste kopile e kopilash si ky që shpërndahet në whatapp-e e portale për të ngatërruar dynjanë, ndoshta edhe për të nxitur reagim të dhunshëm në emër të Amerikës….
Nejse, po kushdo që ka interes të njihet me tekstin origjinal, jo kopil, të projekt rezolutës që gjendet në kongres që prej shtatorit e ka këtu linkun.
Sugjerohet leximi i krahasuar me tekstin kopil që të qeshni …



