Pak ditë më parë, lajmi për ndarjen e Angela Martinit nga bashkëshorti i saj Drago Savulescu, bëri bujë në mediat rozë. Vetë modelja apo Savulescu nuk kanë bërë asnjë konfirmim, ndërsa sot Martini ka publikuar disa foto që kanë shkaktuar përsëri konfuzion në rrjet.
Martini i ka uruar ditëlindjen djalit të saj, Kyree Martini-Savulescu teksa në mesin e shumë fotove, ka postuar dhe bashkëshortin e saj.
“Ti je fëmija që ne zgjodhëm… dhe disi fëmija që na zgjodhi edhe neve. Mrekullia jonë. Gjithçka jonë. Gëzuar ditëlindjen, Kyree. Të duam pa fund”, shkruan Martini në postimin e saj.
Kjo është parë si një formë e Angela Martinit për të hedhur poshtë të gjitha thashethemet, ndërsa ende nuk dihet se çfarë po ndodh në të vërtetë mes çiftit.



