Këtë sezon në panel të “Goca dhe Gra”, Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të diskutojnë tema të ndryshme live me të ftuar të veçantë.
E ftuar mbrëmjen e djeshme ishte moderatorja Bora Zemani, e cila ka folur për projektet e saj në Top Channel dhe lidhjen e saj me Donald Veshajn, ku së fundmi u aludua se ata ishin ndarë. Bora shpjegoi se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe se ishte habitur me lajmet.
“Unë e mora vesh që ishte shpërndarë një lajm për ndarjen tonë, kur postova një foto të Donaldit. Mu mbush ‘Instagram’-i me mesazhe: ‘Shyqyr që nuk jeni ndarë!’ Më thonin shpesh, sa herë postoja foto me Donaldin.
Bëhem kurioze dhe hap të shoh ç’po ndodh, ku ishin këto lajme që jemi ndarë. Fusnin dhe arsye të tjera, xhelozia, që kanë fshirë fotot në Instagrami… por asgjë nuk ishte e vërtetë.”
Moderatorja shton se e ka marrë edhe mamaja e saj në telefon dhe e ka pyetur:
“Ka ndodhur ndonjë me ty dhe Donaldin? Jo moj mam, jemi në shtëpi, ja foli”.



