9.5 C
Tirana
E enjte, 4 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Është një lëvizje për ndryshim!” Ervin Salianji “trondit” Berishën

    Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, ka startuar një tur takimesh që synojnë të  ringrejnë, fuqizojnë dhe ripërtërijnë partinë, sipas tij.

    Para nisjes së mbledhjes së tij në Durrës, në të cilën kishte relativisht shumë qytetarë, madje edhe më shumë se sa ka pjesëmarrës në “foltoret” e kreut të PD Sali Berisha,ashtu si duket edhe në foto, Salianji tha se politikanët e Partisë Demokratike duhet të kthehen te njerëzit dhe bashkëbisedimet me ta për ta arritur këtë.

    “Është shumë e rëndësishme që cilido prej politikanëve, por sidomos politikanët e Partisë Demokratike të kthehen tek njerëzit, te kafet, te takimet, te bashkëbisedimet për të bërë të mundur zgjimin e Partisë Demokratike, ringritjen e Partisë Demokratike dhe ripërtëritjen e Partisë Demokratike. Unë do të jem në çdo takim ku më kërkojnë demokratët për t’i dëgjuar, për të bashkëbiseduar dhe për të ndarë mendime si PD bëhet më e fortë dhe bëhet alternativë që e mund Edi Ramën dhe Partinë Socialiste” u shpreh Salianji.

    Ai po ashtu tha se në takim ndodhej e gjithë struktura e Partisë Demokratike, duke nisur nga dy kryetarët e fundit të zgjedhur të degës, sekretari i saj, ish-deputetë, sekretari i saj si edhe lista e më të votuarve të PD-së në Durrës për zgjedhjet e 11 majit.

    “Ky format është i tillë që janë njerëz që nuk kanë pasur përfaqësim apo mundësi për të qenë në struktura. Deputetët janë në Këshillin Kombëtar dhe në grupin parlamentar ku e shprehin mendimin e tyre. E kemi menduar dhe është menduar edhe nga organizatorët këtu që të jetë një format i tillë për të folur në mënyrë të hapur, të qartë dhe për të çuar mendimet aty ku duhet”

    Ish-deputeti nuk la pa komentuar edhe deklaratat e e Berishës, i cili kujtojmë se u shpreh se “Çdo person, që për qëllime personale, organizon takime, i ka ato totalisht në interesin e vet dhe nuk ka lidhje me partinë. Ky rregull është për çdo forcë politike në botë. Listat në PD nuk ishin më të mirat dhe ky sistem ka ardhur nga Edi Rama më 2021. Çdokush bën zgjedhjen e vet”

    Kësaj deklarate Salianji iu përgjigj shumë ftohtë, duke thënë: “Qëllimi i çdo takimi është ringritja, fuqizimi dhe zgjimi i Partisë Demokratike. I vetmi qëllim që kam unë dhe që e kam treguar është interesi publik, por sidomos interesi opozitar i PD-së”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit