19 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Është Photoshop”: Ermal Mamaqi “akuzon” Bora Zemanin për foton e fundit!

    Bora Zemani publikoi disa imazhe të reja në profilin e saj në Instagram ku shihej pranë një pishine me një fustan të gjatë, të kuq. Padyshim, fotot morën shumë vëmendje dhe komentet e ndjekësve vërshuan.

    Mes tyre megjithatë, dalloi mesazhi plot doza humori i Ermal Mamaqit. “Është fotoshop. Si ka mundësi që rri ashtu në ajër ai fustan? E pra. Ja pra. Na pra,”- ka shkruar ai me shaka duke marrë ndërkohë edhe shumë pëlqime e komente nga ndjekësit e tjerë.

    Moderatorja nuk e ka lënë pa përgjigje. Bora ia mbajti lojën deri në fund, duke ia kthyer: S’të shpëton gjë,”- shoqëruar me disa emoji duke qeshur.

    Bora Zemanin u rikthye në ‘Për’puthen’ muaj më parë pas largimit të Ori Nebiajt, por edhe ajo do ta lërë këtë format për t`u fokusuar tek “Dancing with the stars”. Në përfundimin e këtij kapitulli, ajo shkroi në një status në Instagram se ishtë e lumtur që ka qenë pjesë e historisë së suksesit të këtij programi.

    “Sot mbyllëm sezonin e tretë të ‘Për’Puthen’. Ndoshta duket pak, por kur flet për një emision që je në transmetim 5 apo 6 herë në javë për 3 vite, do të thotë shumë! Ndaj ky program do të mbetet i veçantë për mua gjithmonë pavarësisht lodhjes apo vështirësive që jemi përballur shpeshherë.

    Forca jonë ka qenë publiku ynë besnik, që e bën programin e përditshëm më të ndjekur, më të klikuar ndonjëherë që në sezonin e parë. E lumtur që jam pjesë e historisë së suksesit të këtij programi që vetëm në kurimin dhe logon e Top Channel mund të arrijë përmasa të tilla! Olsa ia dolëm dhe këtë vit! Mirënjohëse pafund për mbështetjen dhe dashurinë tuaj. Bashkë do të shihemi së shpejti.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit