12.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Estradë në qeveri: Ministria Albana Koçiu shkarkon zëvendësin sepse pinte duhan

    Në një vend ku krimi i organizuar, korrupsioni dhe trafiku mbeten sfida reale, duket se cigaret janë rreziku më i madh që meriton ndërhyrje urgjente.

    Kjo të paktën sipas Albana Koçiut, ministres së re të Brendshme, e cila shkarkoi zëvendësin e saj sepse pinte cigare në ambiente ku ajo nuk lejohej.

    Vetëm pak ditë pasi mori detyrën, Koçiu kërkoi shkarkimin e zëvendësministrit Andi Mahila.

    Një qytetar e ka denoncuar se është kapur duke tymosur në një ambient të mbyllur.

    Mahila, që mbante postin që prej janarit 2021, duket se u bë vikima e parë e “operacionit anti-duhan”.

    Më e bukura? Sipas burimeve, ministrja ka gjetur kohë t’i shkruajë personalisht qytetarit për ta njoftuar se drejtësia është kryer.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit