20.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Evi Kokalari: Belind Këlliçi nuk e ka përfunduar gjimnazin, gënjeu për fakultetin në SHBA

    Kandidati i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi duket se i ka fshehur një informacion të rëndësishëm universitetit ku ka mbaruar studimet në SHBA, çka cilësohet si krim federal në Amerikë.

    Në një postim në “Facebook”, mbështetësja e kreut të PD, Sali Berisha, Evi Kokalari, akuzon rëndë Belind Këlliçin, se nuk e ka përfunduar të plotë gjimnazin e “Harry Fultz” në Shqipëri, dhe se ka mashtruar në formularin e aplikimit të fakultetit në SHBA, duke kryer një krim federal.

    “Si mund të jesh ‘njeriu i vitit në politikë’ kur ke gënjyer dhe për diplomën e gjimnazit që NUK e ke mbaruar?… dhe më vonë gënjen në aplikacionin e fakultetit në Amerikë duke thënë se ke mbaruar gjimnazin. Ky konsiderohet krim federal në SHBA. Pastaj thotë se fitoi bursë sepse ishte kampion tenisi. Po që i vëllai punonte tek ky fakultet kur ky kampioni ’fitoi’ burse, e deklaroi? E fitoi apo ja mundësoi vëllai? Ju qofshi me këta mashtrues dhe me këtë mediokritet. P.s. ‘Harry Fultz’ duhet t’i japë medias menjëherë diplomën e personit në fjalë. Diplomën dhe jo vërtetim që ka bërë katër vite gjimnaz”, shkruan Kokalari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit