Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas publikimit të kontratës 6 milionë dollarëshe për heqjen e non grata-s së Sali Berishës në SHBA.
Ajo shkruan se kjo shumë e jashtëzakonshme mund të kthehet në një skandal në Amerikë dhe se shanset që Berishës t’i hiqen sanksionet janë thuajse zero.
Sipas Kokalarit, kjo kontratë mund të bëjë që pas SPAK-ut edhe FBI të nis një hetim të mundshëm.
Reagimi i Kokalarit:
Ka nje mundesi qe Berisha perfundimisht i hapi gropen vetes me kete kontrate. Shuma eshte aq e larte, sa po plasi si skandal ne Amerike, s’ka asnje shans qe t’ja heqin sanksionet.
Qe ta kuptoni sa e larte eshte shuma, di t’ju them qe qeveria e Serbise harxhon $500,000 ne vit…NE VIT per lobim…keta po paguajne $250,000 ne muaj dhe ne emrin e tyre.
As Trump dhe as Rubio nuk do ngaterrohen ne kete fare korrupsioni. Me kete lloj paraje po luajne ata qe kane qene afer ketyre figurave dhe po perfitojne ne emer te tyre.
Si e tille, as Trump dhe as Rubio nuk do te heqe sanksionet nese s’ka pergjigje se nga kane dale keto para. Di nje gje, qe Carlos Trujillos ka nisur tek nje nga keshilltaret e Rubios disa artikuj gazete per Berishen, artikuj qe i kane mbjellur keta vete ne median amerikane, prandaj lobimi i Berishes nuk fillon dhe mbaron me $6 million, por midis LaCivites, Manafort dhe disa gazetave ketu tek ne, nuk do ishte cudi qe shuma e harxhuar per lobimin e tyre te jete gati 10 million dollare!
Nderkohe, Berisha eshte bere si Bleona Qereti qe publikonte nje ‘cease & desist’ ndaj meje duke thene se kishte perdorur avokatin e Trump.
Trump, qe te jemi te qarte, ne cdo moment ka rreth tij nja 50 avokat, per ceshtje te ndryshme, private dhe qe kane te bejne me qeverine. Jam e sigurt qe dhe zyra e Carlos Trujillos ka bere pak pune si gjithe te tjeret, por nga avokatet e afert nuk eshte se do e kishim ditur me pare.
Vlen te shtojme se kontratat e lobimit me $6 million nuk mbulon anen legale, dhe qartazi kerkon pagese me vete nese zyra e Carlos Trujillos do ishte ne sherbim, dhe jam e sigurt qe do jete.
Nejse – per mendimin tim Sali Berisha kreu vetvrasje politike me kete kontrate, sepse $6 millioni do terheq vemendjen e te gjitheve dhe Rubio & Trump do distancohen.
Trump e ka vdekje kur individ sidomos te fushates bejne para ne emrin e tij, dhe me te drejte -keshtu qe prisni sa te dal dhe ky skandal, dhe ashtu si SPAK, nuk eshte cudi te kemi nje investigim nga FBI dhe te ketij Carlos me shoke.