16.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Evi Kokalari i kundërvihet Berishës: Nuk do ta fitosh dot këtë betejë

    Aktivistja, Evi Kokalari ka reaguar ashpër nda vonesës së Partisë Demokratike për të pranuar kandidturën e saj në garën për kreyetare të PD-së.

    Ajo kujton se me datë 16 mars i është kërkuar publikisht Sali Berioshës që të shtojë emrin e saj në garë ndërsa më datë 19 mars është dorëzuar kërkesa përmes avokateve të saj. Edhe pse kanë kaluar pothuajse dy jave ende ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje.

    Kandidatura ime nuk ishte surprizë për Berishën. Ai e dinte që në vitin 2023. Sot merren me ‘Babalet’ dhe me përjashtime nga PD-ja, vetëm për të hequr vëmendjen nga fakti që po vonojnë komisionet dhe çdo gjë që duhej të ishte gati një muaj më parë,” – shprehet Kokalari.

    Ajo akuzon Sali Berishen dhe Shkëlzen Berishën për abuzime dhe pazare politike duke përmendur edhe marrëveshje të supozuara mes Sali Berishës dhe kryemisitrit Edi Rama për heqjen e arrestit shtëpiak.

    Kokalari paralajmëron se gara e 23 majit duhet të jetë e pastër dhe pa manipulime duke shkruar se:

    PD-ja më 23 maj duhet të ketë vetëm një garë të pastër, të pamanipuluar nga Vokshët, Nokerat dhe Këlliçët, një garë e pastër midis dy themeluesve të Rithemelimit, Evi Kokalari vs Sali Berisha.”

    Sipas saj, çdo përpjekje për ta penguar kandidimin do të dështojë, ndërsa lufta kundër Berishës është “lufta e duhur për të shpëtuar partinë”.

    Ajo nuk ka kursyer as presionet ndaj Sali dhe Shkëlzen Berishës duke thënë se kjo ështëe një betejë që nuk kanë për ta fituar, madje mund të rrezikojnë edhe të ardhmen politike.

    Reagimi i plotë:

    Më 16 mars i kam kërkuar publikisht Sali Berishës të më shtojë emrin për garën e kryetarit të PD-së. Më 19 mars, kërkesa i është dërguar zyrtarisht nëpërmjet avokatëve.

    Sot është data 31 mars, pra kanë kaluar 16 ditë pa asnjë përgjigje. Thonë se do të krijonin një komision që do të merrej me kandidaturat, por ky komision duhej të ishte gati kur deklaruan publikisht që po hapej gara për kryetar të PD-së.

    Që unë do të kandidoja, Berisha e dinte shumë mirë që në 2023. Ia kam shkruar vazhdimisht, si Sali Berishas ashtu edhe Shkelzen Berishas, që patën shansin e fundit në 2021 për të korrigjuar çdo gabim që kishin bërë për 35 vitet e fundit. Ata nuk e bënë, por abuzuan me të gjithë ne. Tashmë është momenti të dalin dhe do dalin: me hir apo me pahir. Por një gjë është e sigurt — kandidatura ime për ta nuk ishte surprizë.

    Tashmë merren me “Babalet” dhe me ata që përjashtojnë nga PD-ja, dhe qartazi e bëjnë këtë për të hequr vëmendjen nga fakti që po vonojnë komisionet dhe çdo gjë që duhej ta kishin gati një muaj më parë.

    E kam të qartë lojën e tyre, dhe ta kuptojnë: nga kandidimi im nuk do të shpëtojnë. As nuk mund ta refuzojnë, sepse ata që i dhanë shpresë Berishës nga SHBA, së shpejti do të kenë telashet e tyre dhe Berisha këtë betejë nuk e fiton.

    Nuk di si ta bëj më të qartë, veçse të them që arresti shtëpiak i Berishës, i cili u hoq në bazë të pazareve me Ramën, mund t’i kthehet, sepse kjo është pista që kam ndjekur këtë javën e fundit pasi Babale e bëri publike dhe konfirmoi që Berisha, në këmbim të heqjes së arrestit shtëpiak, fali zgjedhjet vendore të majit 2025.

    Ai që mundësoi atë pazar midis Ramës dhe Berishës, do të ketë telashet e veta, por edhe personi që mori këtë vendim (gjyqtari) mund të ballafaqohet vetë me drejtësinë dhe, nëse ka marrë urdhra nga Edi Rama për ta hequr arrestin shtëpiak, jo vetëm do të humbasë licencën, por shanset janë që do të kalojë edhe ai/ajo nga SPAK një ditë, sepse SPAK nuk shkon vetëm pas parasë. Korrupsioni merr forma të ndryshme.

    Pazari Rama-Berisha si fakt i konfirmuar nga Babalja, ka kaluar tashmë si informacion në DASH dhe ndoshta SPAK do duhet të jap llogari së shpejti tek ata që e finacnojnë.

    I them këto sepse Berisha nuk kupton që mua s’më trembin fëmijët e Trump-it që po vjedhin rëndshëm në atë vend dhe, në krahasim me ta, Berisha dhe Shkëlzeni janë peshë shumë e lehtë.

    Kështu që ju sugjeroj edhe njëherë të mos vonojnë këtë garë.

    Kandidatura ime s’ka nevojë për aprovimin e një komisioni që do të jetë i pavlefshëm, sepse shanset janë që përbëhet nga individë po aq të korruptuar sa Berisha vetë, që i ka futur në parlament pa asnjë votë. Dhe për sa kohë që nuk justifikon dot ekzistencën tënde në atë parti pa asnjë votë të fituar në emrin tënd, nuk mund të kesh tagër të kualifikosh apo jo kandidaturën time dhe ekzistencën time në atë institucion, e cila ishte një nga arsyet kryesore pse Berisha arriti atë “comeback” si kryetar i saj sërisht.

    Personalisht e kam vërtetuar tashmë që lufta ime për mbrojtjen e PD-së ka qenë shumë e fortë. Lufta kundër Berishës është, pa diskutim, lufta e duhur për të shpëtuar partinë, prandaj për sulme kundër partisë nuk më akuzojnë dot. Nëse duhet të thonë se kam bërë luftë kundër Berishës, le ta thonë — sepse ajo deklaratë vetëm vota më sjell.

    Sërish, është pothuajse 1 prill, dhe Shkëlzen dhe Sali Berisha duhet të më përgjigjen zyrtarisht mua (apo avokatit) dhe të mos luajnë me të drejtat e shqiptarëve më gjatë se kaq. PD-ja, përveçse nëse Shkëlzeni më sjell një tapi të regjistruar në kadastër që nga formimi i saj, nuk i takon Berishës dhe me dhunë nuk kanë për ta mbajtur.

    Dhe me manipulim votash nuk kanë për t’ua kaluar njerëzve të tyre. Kushdo që hyn në këtë garë tani e ka marrë paralajmërimin: kjo është një betejë që nuk keni për ta fituar; madje, do të rrezikoni çdo shans për të vazhduar në politikë në të ardhmen.

    PD-ja më 23 maj duhet të ketë vetëm një garë të pastër, të pamanipuluar nga Vokshët, Nokerat dhe Këlliçët: një garë e pastër midis dy themeluesve të Rithemelimit:

    Evi Kokalari vs Sali Berisha.“- shkruan Kokalari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit