Evi Kokalari ka komentuar lëvizjen e Ervin Salianjit brenda PD-së, por dhe vetë përplasjet mes njerëzve të Sali Berishës.
Sipas saj, kulmi i ironisë është kur Çim Peka i thotë Flamur Nokës që nuk ka intelekt.
“Boll me mesazhe private sepse nuk fitohet mbështetja kështu. Për më tepër, nëse nuk e ke kuptuar, jam alergjike ndaj teje dhe asaj që të jep qumështin ty çdo mëngjes. Kam një problem të paparë me fallcifitetin dhe imoralitetin që mbartni të dy. E tregoni në fytyrë, në të folur dhe në çdo gjë që bëni.
Ju të dy jeni kulmi i shpifjes për të cilën bëre burg e tashmë do ta shesësh si ‘burg politik’ dhe sigurisht – qershia mbi tortë? – Mbjellja e flokëve, që s’keni tru të kuptoni që këto vanitete tregojnë thjeshtë për çfarë e beni këtë luftë në PD e në politikë.
Nuk di pse mami Norës i është mbushur mëndja që do marrë PD dhe pushtetin qeveritar. Një emision tek Topi dhe disa alabak të krimit që e mbajnë me reklama e para atë, nuk ju legjitimon.
Gjithë kjo përpjekje ju bën qesharak, të dyve. Por nejse, do lë ujkun plak të merret me ju, sepse realisht ai është mjeshtër për të skenuar episode tragjiko-komike, kështu që në këtë betejë, jam me Le(x)hendën.
Ndërkohë, si mund të humbësh përpërlitjet e strategut të Hasit që duket qartë tashmë është i vetmi zëdhënës direkt i Lexhendës Jr.
Por akoma më fenomenale ishte kur Strategu i Hasit tha për pacientin e pesës ‘që s’ka intelekt’….ja, kjo është tragjedia që kthehet në komedi në atë vend”, shkruan ajo.



