Evi Kokalari shprehet se PD nuk i duhet një kandidaturë si Belind Këlliçi, të cilin e konsideron manipulator.
Në një reagim për intervistën e djeshme të Belind Këlliçit që kërkoi dorëheqje të Berishës nëse opozita humbet zgjedhjet, Kokalari thekson se i pari duhet të jetë ai që duhet të dalë nga skena politike nëse humbet përballë Veliajt më 14 maj.
“Ky gjeniu i ‘diplomuar’ te Fulzi (ose jo), e që na flet për votbesimin e Berishës mbas zgjedhjeve të Majit, mos ja qaj hallin Berishës, se Berisha në PD votbesohet pa problem 365 ditët e vitit, e fiton çdo herë. Por ky të zotohet që kur të humbi kundrejt Velias, të dalë komplet nga skena e politikës.
Në fakt PD-ja i ka bërë shumë dëm vetes me këtë individ. Kur ti mundohesh të luftosh oponentin, duhet ti japësh popullit një alternativ ndryshe nga ajo që lufton. Duhet një alternativ ndryshe”, thekson Kokalari.