22.5 C
Tirana
E enjte, 23 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Evi Kokalari tregon prapaskenat në PD: Si Belind Këlliçi kërkon t’i zërë vendin Berishës

    Nga Evi Kokalari

    Besart Xhaferri nxorri kokën dhe thotë Berishës i mbaron mandati në prill?

    Ne fakt Berishës ka kohë që i ka mbaruar mandati, po gjithsesi, ky çfarë do? Kush është Besart Xhaferri dhe si u bë kryetar i FRPD-se, deputet dhe pretendues për kreun e PD-së?

    Besart Xhaferri, është një mik i ngushtë i Belind Këlliçit. Herën e parë (dhe të fundit) që e takova ishte në mars të 2022, gati një muaj përpara Kuvendit të 2022 ku do zgjidhej Këshilli Kombëtar.

    Darka ishte shtruar për miqtë e mi që erdhën në Shqipëri nga Federata e Republikanëve të rinj. Xhaferri ulet pranë meje dhe Këlliçi përballe. Hera e parë që e takoja, dhe pa pikë turpi më thotë:

    “A nuk është i mirë për kryetar partie?” – dhe sinjalizon nga Këlliçi.

    Këlliçi, që jo më kot fryej si gjel, i dukej qartë ngazëllimi në fytyrë, por dhe një lloj krenarie që do të ishte kryetari i ardhshëm.

    Fryerja si gjel e egos së Këlliçit ishte ves që dhe Ilir Meta e kishte komentuar si problem, dhe diku në atë kohë kam kuptuar, që ishte Meta që shtynte Këlliçin dhe i thoshte se do bëhej kryetari i ri PDsë. Këlliçi bënte sparkatën për Metën dhe gjithë faktet që ka nxjerrë për inceneratorin, nga materialet që kishte Meta ishin.

    Metës i ishte prishur pazari nepermjet Arben Ahmetajn (me sa kam kuptuar), dhe luftonte anën tjetër nëpërmjet Këlliçit. Ndërkohë Këlliçi i dilte dhe i shitej popullit si hero që luftonte korrupsionin (lol) ndërkohë, qëllim kishte kryesinë e PDsë. Dhe Meta atë qëllim kishte, marrjen e PD-së nëpërmjet Këlliçit.

    (Për arsye legale po shtoj se meqënëse jeni aq budallenjë sa s’keni këllqe të përgjigjeni publikisht dhe duke qënë politikanë, po hidhni në gjyq, ju lutem jepni fakte tuaja në kundërshtim të çfarë kam shkruar më lart)

    Por ti kthehemi Xhaferrit. Kush është dhe pse është në atë parti dhe parlament.

    Xhaferri nuk ka asnjë meritokraci në atë parti, por ajo që kishte ishte një kompani që mesa kuptova plotësonte formularët për të çuar rinjtë jashtë shtetit. Nuk di me saktësi por aplikacioni kushtonte diçka tek 2000 euro. Prandaj, vënia e këtij si kryetar FRPD ishte në konflikt të drejtëpërdrejtë, sepse ne na duhej rinia ne vend, jo ta inkurajonim të ikte jashtë.

    Xhaferri nuk mori as 150 vota në Këshillin Kombëtar, pra nuk kualifikonte, por e futi Belind Këlliçi me manipulimet e tij, për të cilën kam bërë luftë dhe e kam ekzspozuar dhe i kam kërkuar të na thotë çfarë ndodhi me ato vota. Sigurisht  Këlliçi u kap mat dhe refuzoi të përgjigjet, por më hodhi në gjyq për shpifje– sipas tij shpifa se ekspozova votat e manipuluara ndërkohë që kisha të gjithë listat e votave në dorë. Me këtë preteks tha unë nuk flas sepse jemi në gjyq.

    E pra, tashti ngjarjet flasin vetë. Besart Xhaferri u bë pjesë e Këshillit Kombëtar kur nuk e njihte asnjë njëri dhe s’morri votat e mjaftueshme për të qënë anëtar i saj.

    Fast Forward – GUSHT 2022 – Flamur (pesa) Noka deklaron hapjen e garës së FRPDsë. Di biseda private që kur Xhaferri ndihmonte Nokën dhe foltoren me para (për arsye legale them verifikoheni), Noka i thotë Xhaferrit ‘ Po ty të të bëjmë kryetar të FRPD-së”

    Dhe kështu nisi lufta, beteja dhe tallja me të rinjtë e FRPDse që hynë në garë. Noka merrte në telefon degët e PDsë së rretheve dhe ju dërgoi listën se kush do fitonte, dhe jo vetëm, por dhe renditjen e fituesve…

    1- Besart Xhaferri (fitues)

    2-Kacorri (s’me kujtohet emri)

    3- Merenglen D

    4-Barbara D

    Besart Xhaferri u bë kryetar i FRPD me dhunë (verbale) e dirigjuar nga Flamur (pesa) Noka dhe gjithë leshkot e tij.

    Sërisht bëra luftë ti ekspozoja sepse realisht m’u dhimbsën kandidatët e tjerë që kishin shumë më shumë kontribute në atë parti dhe po i vidhte vetë partia sy më sy.

    Sot, Besart Xhaferri, për të cilin personalisht s’kam asnjë simpati sepse meshkuj të këtij niveli, pa asnjë dinjitet, që hynë e dalin në parlament dhe në PD sikur i ka votuar njëri, dhe s’ju dridhet as qërpiku, më japin një alergji që të sëmur – sot ai kërkon heqjen e Berishës.

    Kjo mbetje e sistemit të kalbur që ka adoptuar PD-ja,  që hyri gjith’kund ku nuk i takon, sot jep intervista se Berishës i mbaron mandati dhe duhet të ikë. Madje ka pafytyrësinë të thotë që Berisha të jap prova që zgjedhjet u vodhën, dhe të jap dorëheqjen.

    Po, po ky që ishte epiqendra e fiaskos së garës së FRPDsë (nuk besoj ta keni harruar), dhe arsyeja pse personalisht j’u ktheva publikisht Berishes. Ju kujtohet ‘Turp te kesh Sali Berisha?’ -ishte koment pikërisht se takoi Xhaferrin në zyrë dhe i vuri vulën garës ndërkohë që kandidatët e tjerë kishin fakte të vjedhjes së votës së tyre në favor të Xhaferrit.

    Tashti, Sali Berishas, fenë ja luajnë këta kërmat e moçalit se vetë i mblodhi, dhe s’ka kënaqësi më të madhe kur i kthehen në këtë formë. Për më tepër, këta fituan (siç e kam shpjeguar më lart) pikërisht nga  sistemi i kalbur që ka vënë në funksion Berisha, prandaj është absurditet dhe komedi kur sheh hajdutin e vogël qe i kthehet hajdutit të madh dhe e denoncon si fajtor.

    Personalisht, ndjehem si shqiponjë që e vëzhgoi këtë moçal nga lart, pa u ulur dhe pa u bërë pis, por duke i parë të gjithë qartë fare dhe jam gati për aktin përfundimtarë të kësaj lufte mes Berishës dhe atyre që realisht që nga fillimi i foltores, kishin vetëm një qëllim – marrjen e PD-së, jo se ju dhimbset Shqipëria dhe duan të bëjnë ndryshime, por thjeshtë se u rritën duke pritur radhën që të ndërtojnë dhe ata Kullën e Malit apo thjeshtë kullat e radhës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit