Evi Kokalari thotë se vetëm ajo mund ta shpëtojë opozitën dhe Shqipërinë.
Postimi i Kokalarit
Ajo që dua të bëj në Shqipëri nuk është për pushtet, por fatkeqësisht realizohet vetëm duke pasur pushtetin.
Kjo tingëllon si absurditet, por fatkeqesisht është e vërtet.
Pa patur pushtetin, nuk bëhen ndryshimet radikale që janë shumë të nevojshme për të ndërtuar një shtet robust të bazuar në vlerat perëndimore, dhe larg korrupsionit.
Disa nga ndryshimet që duhen bërë që ditën e parë, kanë të bëjnë me ndryshimin e kodit zgjedhor;
– Zonat elektorale duhet të ndahen në bazë të numrit të qytetarëve të rrethit, dhe çdo zonë duhet të ketë një kandidatë nga secila parti, në këtë mënyrë, nuk ka disktume për vjedhje votash brënda partisë, dhe fokusi bie vetëm të ndalohen vjedhjet e kundërshtarit.
– Eleminim total i listave të mbylluara është i domosdoshëm. Kjo është metoda më anti-demokratike dhe më skandalizon fakti që Shqipëria është konsideruar të hyj në EU. Kjo shpjegon pse opozita aktuale preferon të na heq dinjitetin duke shkuar në EU dhe duke bërtitur se ne jemi narco-shtet, në vënd që të ngrej zërin për padrejtësinë e kodit zgjedhor, të cilët ata vetë e aprovuan.
-Forumi Rinor dhe Forumi Gruas janë mekanizma për të mbajtur nën kontroll rininë dhe gratë. Çdo anëtarë i këtyre forumeve duhen të bëhen anëtarë direkt në parti dhe të kenë të njëjtat të drejta si të gjithë anëtarët e tjerë, të futen në çdo garë, qofshin brënda partisë, por dhe në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme.
Arsyeja pse këta kanë kuota për rininë dhe gruan, është që të dy grupet t’ju nënshtroheshin kryetarëve për një vënd që merrnin nga kuotat apo për një mundësi për të qënë kandidatë për deputet. Shumica kanë kaluar 30+ vjet vetëm nën urdhërat e kryetarëve që vet s’kanë fituar asnjë garë.
Pra, të dyja këto forume janë organizata që përdoren për të korruptuar sistemin brënda partisë. Heqja e kuotave do t’ju hap rrugën të gjithëve të hynë në gara dhe të fitojnë në bazë të meritokracisë, dhe jo në bazë të favorizimeve të kryetarëve.
Kam njohur personalisht shumë individë në këto forume, sidomos ai rinor, që shkëlqenin intelektualisht, por nuk ecnin dot përpara sepse s’kalonin dot burokracinë që vjen me kontrollin e kryetarit të forumit.
Lista që kam për ndryshimet bazë, është super e gjatë. Kushtetuta duhet ndryshuar tërësisht. Procedurimi i menjëhershëm i pronës private, merr në mënyrë absolute prioritet.
Shkatërrimi i monopoleve të shtyllave kryesore të ekonomisë, gjithashtu merr prioritet, sepse vetëm kjo metodë do hap tregun e lirë, do fusin konkurrencën në cilësi, dhe mbi të gjitha do bëj të bien çmimet e produkteve, që janë barrë shumë e madhe mbi konsumatorin Shqiptar.
Funksioni i Kryeministrit dhe Presidentit duhen të rishikohen. Përqendrimi i pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv në duart e maxhorancës në parlament, duhet të shpërbëhet, ndryshe vendi nuk do ti shpëtoj kurrë korrupsionit qeveritar, pavarësisht cila parti është në pushtet.
I vetmi person që mund ti bëj këto, është dikush si unë, që trashëgimia e emrit të familjes ka shumë më vlerë se paraja e fituar nga shfrytëzimi i kombit.
Asnjë, nga ata që janë në Shqipëri dhe që momentalisht duan drejtimin e PDsë, nuk kanë mëndësinë time e cila gërshetohet me kurajon, (mëndësia pa kurajon në këtë rast, fatkeqesisht nuk vlen), por dhe një të shkuar të paster, pa korrupsion brënda apo jashtë partisë.
Ata që gjithmon kanë thënë se doja një kockë, e përsëris – dhe e kam thënë në fjalimin e Kuvendin e 2022 – unë nuk jam njëri i karrikeve, por jam elektron i lirë – kjo ka qënë arsyeja pse dhe kur më hynte krimbi për politikë në Shqipëri që ndodhte kur isha aty – i kam thënë Berishës kur më ofroi ‘pozicionin më të lartë’, këto ishin fjalët e tij kështu që përkthejini si të doni, që do i kthehem jetës time në Amerikë.
Në atë kohë MAGA bënte luftë kundër Joe Bidenit, dhe une isha pjesë e prekur direkt nga korrupsioni i demokratëve në Amerikë, dhe persekutohesha si shumë të tjerë nga FBI, për 6 Janarin, dhe organizimin e aktiviteteve rreth asaj periudhe, pra kisha betejat me miqtë e mi, beteja që në fakt u fituan.
Arsyeja e vetmja që jam kthyer në fund të 2022 dhe i kam kërkuar Berishës të hyj në parti, ishte kur këta vërtetuan çfarë kisha nuhatur që në qershor të atij viti, pazaret e tyre me Veliajn, manipulimin e primareve të Bashkisë dhe humbjen fatale të zgjedhjeve lokale.
M’u desh ti kërkoja Berishës të hyja dhe në Këshillë dhe në Kryesi, sepse dhe këto anëtarësime i kisha refuzuar, madje Këlliçi më pyeti gati një muaj përpara kuvendit në 2022, nëse doja të futesha, dhe i kam thënë jo për të dyja, pra ai është dëshmimtar i këtyre fakteve.
Pretendimet e disave se unë ju ktheva Berishës se nuk morra një post apo një ‘kockë’, janë mashtrim total i atyre që thjeshtë nuk kanë arsye të tjera si të më denigrojnë në karakter.
Arsyeja tjetër pse jam e vetmja në këtë pikë që mund të riformoj dhe opozitën dhe të heq Ramën, është se jam e vetmja me këllqe që s’më trëmb as Berisha, dhe as Rama. Sigurisht shumica thonë jam e çmëndur, dhe këtë e konsideroj kompliment. Në fund të fundit mendoni se Berisha apo Rama s’janë të çmëndur?
Apo Trump, një figurë super e pastër në krahasim me këta të dy më lart, i cili jo vetëm desh vdiq, por u ngrit në këmbë, dhe në vënd që të linte shërbimin sekret ta mbronin, i shtyu dhe i thoshte bazës ‘FIGHT, FIGHT, FIGHT’.
Reagimi i Trumpit vinte nga sinqeriteti i tij për të luftuar dhe shpëtuar Amerikën nga duart e Globalistëve, dhe ‘deep state’ që është super i korruptuar, dhe për këtë luftë shumë nga ne i janë bashkuar atij për më tepër se 10 vjet.
Tashti që kuptova naivitetin tim ndaj Berishës, dhe zhgënjimin mbasi vërbërisht i besova që do ndryshonte opozitën dhe do fitonin pushtet, më është kthyer në qëllim, që realisht besoj që jam e vetmja që mund ta shpëtoj Shqipërinë në këtë pikë.
Është kjo arsyeja pse jam akoma në sektorin privatë këtu në Amerikë, dhe s’jam në DC, ku janë pa frikë 90% e miqve të mi.
Në fakt, është i vetmi shans që kam, që me një administratë Republikane, dhe për më tepër me Trumpin në krye, të shpëtoj dhe Shqipëria.
Shumica juaj as nuk besojnë që ai vënd mund të dal nga rrethi vicioz ku ka ngelur këto 34 vite sepse në këtë pikë, ju është vrarë shpresa.
Demokratëve të ndershëm ju them të mendohen gjatë, dhe mbështetjen tuaj të filloni ta tregoni publikisht, sepse privatisht nuk ndihmon. Asnjë nga ata që ju mendoni se mund të marrë drejtimin e PDsë, s’do t’ju trajtojnë dhe t’ju respektojnë si individë me të drejtat e votës së lirë dhe të meritokracisë, që duhet ta kishin bërë këto 34 vite.
Atë do ta fitoni vetëm nga unë, sepse jo vetëm jam brumosur që e re me Kushtetutën Amerikane, që është dokumenti më me vlerë në të gjithë botën kur vjen puna tek mbrojtja e të drejtave të njeriut, por e kam treguar veten në 2022 kur kam mbrojtur votën tuaj në Këshillin Kombëtar, kryesi dhe garën e FRPD-së.
Kështu që, mendojeni gjatë dhe thellë, dhe sa më shpejtë të filloni të tregoni mbështetje për një riformim seriozë të opozitës, aq më shpejt mund të realizojmë atë dhe mundësisht heqjen e Ramës përpara se të bëj dëme më të thella në atë vënd.