Aktivistja Evi Kokalari foli për marrëdhëniet me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Ajo u shpreh se është takuar dhe njohur me diplomaten e SHBA në New York, kur ajo ka marrë postin e ambasadores, por tashmë janë ftohur pak.
Kokalari u ndal dhe tek çështja non-grata e ish-kryeministrit Sali Berisha, ku tha se Departamenti Amerikan i Shtetit është penduar që e futi Berishën në listën e personave non-grata.
“Unë e kam njohur Yuri Kim kur u bë ambasadore, e kam takuar në Neë York dhe i kam folur gjithmonë hapur. Por tani është ftohur ajo.Kisha besim se gjërat do të bëheshin më ndryshe.
Për non grata-n e Berishës mu duk si sulm ndaj opozitës. Nuk është luftë personale e Kim me Berishën. DASH është penduar që e ka shpallur Berishën non-grata”, tha ajo.
Tani prisni kur SHBA t’i kërkojë falje Berishës 🙂