24.5 C
Tirana
E enjte, 31 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Evita”, kënga që s’jemi gati ta kendojmë!

    Nga Marenglen Rexhaj

    Ndërsa hyj në këtë botë në të cilën po shkruaj, lehtësisht (siç bëhet pothuajse gjithçka këtu) vërej se po komentohet pjesmarrja e Elsës në festivalin e këngës, e kryesisht po përflitet për përfshirjen e saj në “botën e krimit”.

    Kjo duket një gjë e shendetshme nëse shoqeria jonë nuk do të ishte e njejta që Stresit, Noizit, Mozikut, Getinjos, Mato Lales e vargut të pafundëm të sojit të tyre mashkullor jo vetëm që të njejtat punë ua numëron për zotësi, por u jep mundësinë të njihen si filantropë.

    Një grua që e humbi nënën nga dora e një burri, kryesisht vetëm sepse ishte grua, merr guximin t’i këndojë ardhjes në jetë të një gruaje, në mes të një shoqërie ku të jesh grua është fatkeqësi.

    Duket sikur Elsa ka harruar që kësaj shoqërie i lind dielli e i hapet qielli, vetëm kur i lindin djem.

    Kësaj shoqerie kur i lindin vajza i fiken dritat e i errësohet arsyeja.

    Kësaj shoqerie shumica e vajzave i kanë lindur në kërkim të djalit të deshirit.

    Në këtë shoqeri sot e kësaj dite, kur lind vajzë themi: mos u mërzit jeni akoma të rinj, do e keni dhe djalin!

    Duket se kënga e saj është kënga që kjo shoqëri nuk është akoma gati ta kendojë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit