Pak pasi kanë përfunduar zgjedhjet, është publikuar exit poll-i i parë.
Sipas këtij exit poll-i, Partia Socialiste ka marrë një shifër rekord deputetësh në Tiranë, 20 të tillë.
PD merr vetëm 11 deputetë.
Ndërkohë në rang kombëtar, PS merr 79 deputetë, ndërsa PD 54.
Pastaj vjen partia e Agron Shehajt me 2 deputetë, Arlind Qori, Tom Doshi dhe Lulzim Basha me nga një deputetë, ndërsa ka mbetur jashtë Adriatik Lapaj.
Exit poll-i është realizuar nga “Albanian Post”, sipas metodës së rastit, me mostër përfaqësuese për strukturën e popullsisë së Republikës të Shqipërisë.
Marzhi i gabimit në këtë matje është tre përqind