Nikoll Lesi është gazetar dhe botuesi i gazetës së parë të lirë shqiptare, KOHA JONE. Ajo lindi në qytetin e Lezhës me 11 maj 1991, kur akoma komunizmi nuk ishte rrëzuar plotësisht.
Si gazetë lokale, botohej një herë në javë. Më pas ajo kaloi kufinjtë lezhjanë dhe hyri në Tiranë, duke konkuruar gazetat më të mëdha të kohës “Zëri i Popullit” dhe “RD”.
Nikoll Lesi arriti me gazetarët që mori në redaksinë e KOHA JONE që të kthehej në gazetën me të madhe shqiptare në krejt historinë e shtypit të shkruar të Shqipërisë, por edhe në raport me Kosovën.
KOHA JONE u ndesh me pushtetet e kohës ndër vite dhe farkëtoi një brez gazetarësh të cilët sot janë në krye të krejt mediave shqiptare. Të gjithë kanë vulën “Made in KOHA JONE”.
Ja lista:
1-Ben Blushi, sot drejtor i përgjithshëm i Euronews Albania, ish-gazetar dhe ish-kryeredaktor në KOHA JONE.
2-Alfred Peza, sot drejtor i përgjithshëm i RTSH, ish-gazetar dhe ish-kryeredaktor në KOHA JONE.
3-Sokol Balla, drejtor i përgjithshëm i ABC NEWS, ish-gazetar dhe ish-shef kulture në KOHA JONE.
4-Aleksandër Frangaj, pronar dhe drejtor i përgjithshëm i TV KLAN, ish-gazetar dhe ish-kryeredaktor në KOHA JONE. Për afro 4 vite ka qenë edhe bashkëpronar në gazetë (1992-1996).
5-Arban Hasani, drejtor informacioni në Vizion+, ish-gazetar dhe ish-kryeredaktor në KOHA JONE.
6-Altin Kreka, kryeredaktor lajmesh në Top Channel, ish-gazetar në KOHA JONE.
7-Anila Basha, pronare e newsbomb.al, ish-gazetare në KOHA JONE.
8-Enton Abilekaj, pronar i dosja.al, ish kryeredaktor në KOHA JONE.
9-Armand Shkullaku dhe Andi Bushati, bashkëpronar të lapsi.al. I pari ish-kryeredaktor dhe i dyti ish-gazetar në KOHA JONE.
10-Skender Minxhozi, drejtor i javanews. Ish-gazetar në KOHA JONE.
11-Martin Leka, drejtor në pena.al. Ish-zv.kryeredaktor në KOHA JONE.
12-Ilir Babaramo, drejtor në “5pyetjet.al”. Ish-gazetar në KOHA JONE.
Pa harruar se janë dhe një numër i madh gazetarësh në detyra të tjera nëpër media që kanë dalë nga dyert e “KOHA JONE”.
Por nga KOHA JONE e Nikoll Lesit kanë dalë edhe qeveritarë të lartë.
1-Edi Rama, ish-analist në KOHA JONE, sot kryeminstër.
2-Ben Blushi, ish-ministër,
3-Ilir Gjoni, ish-ministër
4-Anila Dena, ish-ministre.
Kjo është “fabrika” e Nikoll Lesit!