Fahri Balliu e konsideroi “një procedurë normale për një personalitet të madh” rikandidimin e Sali Berishës për kryetar të PD-së në 2026-ën.
Sipas Balliut, Rama ndodhet në një paranojë ekzistenciale, e cila sa vjen dhe rritet për shkak të korrupsionit dhe aferave.
Ai vuri në dukje se mbështetja e Ramës ka qenë gjithmonë deep state i Sorosit, i cili tanimë po goditet nga Trump në Amerikë.
“Unë e shoh një procedurë normale për një personalitet të madh historik të lëvizjes demokratike dhe gjithë zhvillimeve politike të Shqipërisë, të cilët nuk ikin nga skena me deklaratat e gjendjes civile, por ikin me deklaratat kombëtare, të votimit, votimi është baza.
Ne i kemi ata njerëz si visare të rralla dhe ata duhen mbrojtur si jo vetëm si një kujtesë, por si një nevojë emergjente për zgjedhje të pjekura dhe të nevojshme për gjendjet tepër të rënda që janë në Shqipëri.
Berisha është edhe më i nevojshëm se ç’ka qenë, përpos që me dhjetëra kryetar shtetesh dhe udhëheqës të politikës në botë janë mbi moshën e tij. Njeri (Rama) ka gjithë jetën duke vjedhur tjetri (Berisha) ka gjithë jetën duke punuar. Janë dy gjithë jeta të ndryshme. Qytetarët s’e kanë votuar këtë, qytetarët janë te vjedhur në votë.
Themeli i kësaj çështje është kapja e shtetit dhe Administratës dhe DASH nga Sorosi, që bëri që Departamenti i Shtetit i kohës ta mbajë me beton pjellën e vet, kukullën e vet të Sorosit që është Rama.
Beteja e opozitës s’ka qenë me Ramën, se Rama ikën me një të fërshëllyer, por ka qenë me DASH dhe ambasadorët që luanin biznes edhe për veten e vet, edhe për Ramën. Sorosi i shpallur kartel krimi në Amerikë, vepron në Europë.
Ky është shteti i Sorosit që ka kukull Ramën. Prokurorët janë shpikur për t’i shërbyer këtij pushteti, kësaj platforme. Ky është mbështetja ku po mbahet Rama. Goditjet që po jep Trump në Amerikë do ta përzënë këtë dhe gjithë të tjerët.
Kemi të bëjmë me gjithë këtë deep state të rrezikshëm të Sorosit, dhe kjo është baza e tij, po të bjerë kjo, bie gjithçka. Kjo ka rënë në Amerikë.
Ai s’është se s’e kishte të kapur Gjykatën Kushtetuese. Por çdo orë që kalon i rritet paranoja, dhe ka frikë për ngjarjet që do vijnë. Proceset që po ndodhin të zbulimit të korrupsionit dhe aferave… Ky njeri ndodhet përballë një paranoje ekzistenciale”, tha Balliu për MCN.



