7.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Faleminderit që po ja bën këtë nder kombit o Çim Pekatori. Mos vdeksh kurrë

    Nga Edison Ypi

    Spiun dhe Bariton!

    Banaku televiziv nuk mundet me qenë manipulativ pa qënë edhe spektakolar. Po s’e bëre spektakolar, ike, more fund, falimentove, s’ta shef njeri me sy banakun.

    Ai që ja ka arrit me ja kursy të vjellat publikut të banakut të pakënaqur nga banaliteti, është, e kush tjetër veçse, i mrekullueshmi, i lavdishmi, i paarritshmi, i pa pangatërrueshmi, i paqortueshmi, i paoksidueshmi, i paçmuari, Çim Pecatori (llagapi për shkak të stirpes latine) pra Çim Mëkatari, ose shkurt Çim Peka.

    Çfarë nuhati, konstatoi, kuptoi, u bind, dhe reagoi Çim Pecatori, ishin dy gjëra:

    Nuk mundet me vazhdu me banak me sorollopër nga i njëjti grazhd politik që llafosen si miq e shokë duke pjekur gështenja rrotull mangallit. E bëmë baltë. U bëmë qesharakë. Është si me fol me vete. Nuk bën vaki as te kanibalët ku shkon Fevzo Varkari për të hequr stresin, as te të qytetëruarit ku vete për qef Tyryxhym Karipllari. Është kontraproduktive. Po shkatërrojmë veten. Po të vazhdojmë kështu, do na marri me shpulla ai që në këtë qorrsokak na futi, Sali Kulla.

    S’bëhet banak produktiv dhe spektakolar me budallain Agim Nesho, as me atë gagaçin nga Parisi. Duhet me gjet tjetër shteg.

    Pasi i rrahu mirë e mirë, Çim Pecatori këto probleme i zgjidhi.

    Mori te banaku i vet dy këllira. Një spiun dhe një bariton. Baton Haxhiun dhe Lorenc Vangjelin. Çfarë ka mangut njëri, e plotëson tjetri. Edhe spiunit i duhet pak zë. Por edhe fake-baritoni s’ësht keq të jetë pak spiun.

    Dhe Çim Pecatori nisi betejën.

    U bërtet të dyve si evgjiti së shoqes.

    E bukura deri në rrënqethje është se pas të bërtiturave të Çim Pecatorit, gëk njëri, mëk tjetri, as spiuni Baton as baritoni Lorenc s’bëzajn. Veçse ulin kokën. Gjysëm fjale s’e qisin.

    Sa më tepër u bërtet sadisti Çim Pacatori, aq më mazohista paraqiten ata të dy. Sa herë ja ndjejnë në surrat pështymat dhe në vesh ulurimat Çim Pecatorit, veçse temena i bëjnë, edhe më tepër i përulen, i binden, e falenderojnë, i prekin duart, i puthin këmbët, i lëpijnë bythën. Jepi-jepi Çimo, i thonë, na bërtit-na bërtit, kështu na pëlqen, kështu bëjmë më tepër qef, këtë meritojmë.

    Çimi bam e bam, ata hiç, sus majmun.

    Duket çudi pse gjatë banakut Çim Pecatori, spiunit dhe baritonit, vetëm u bërtet, dhe nuk i prek, nuk i rreh me grushta dhe me shkelma ata dy bastarda që për pare shesin edhe nonën e vet.

    S’është e vërtetë që nuk i prek. Çim Pecatori, spiunin dhe baritonin, i prek dhe i rreh. Por me takt. Dy herë. Një herë para se banaku të nisi. Të dytën herë pasi banaku ka ulur qepenin. Të parën herë sipas principit gjenial nastradinian që kalamani duhet rrahur pra se ta ketë bërë zararin. Të dytën herë, pas banakut, Çimi i rreh ata të dy, kot, si mësim, si nxënie, si bonus, si paradhënie për banakun e rradhës, për mos me i  lën me harru cilët janë dhe çfarë meritojnë një spiun dhe një fake-bariton që përzihen me gjëra që s’u përkasin.

    Në këtë stil Çim Pecatori ja ka arrit tashmë me e bo banakun e vet më spektakolar se Big Brother e të tjera turpe e vrroma e tmerre televizive që njeriut normal ja afrojnë varrin.

    Ndërkohë që banakun e Çim Pecatorit ke qef ta shofësh, Çimi, spiunin dhe baritonin, vazhdon i pështyn në surrat, i çmend, i shkatërron, i myt, i ngordh, gropën ua bën, dhe plepin sipër varrit ua mbjell.

    Kohët e fundit Çim Pecatori po jep shenja se ka nuhat që luftës së baltës po i vjen fundi. S’shtyhet banaku vetëm me spiunin, baritonin, dhe ca legena të tjerë në studio. U bë bë bajat. Qerres së budallallëkut duhet me ja ndërru kuajt, buajt, gomerët. Po mendon të zbresë në arenë dhe të shtrojë në hu me rradhë ku janë e ku s’janë të gjithë spiunat, baritonat, karagjozat, bastardat. Jo vetëm meshkujt. Edhe femrat. Madje femrave do u bëjë disa tortura nga ato që vetëm Çimi i di.  Faleminderit që po ja bën këtë nder Kombit o Çim Pekatori. Mos vdeksh kurrë.

    Vetëm Çim Pecatori u vjen hakut ktyre. Veç Çimi di çfarë meritojnë shqiptarët e degjeneruar, trup e shpirt kalbur,  shqiptarët e denatyruar që shiten lirë, spiunojnë gratis, vjedhin e xhvatin, vrasin e presin.

    Për me e frenu katandisjen e rracës pellazge nga gazi i Kavajës në gazi i botës, së fundmi, Çim Pecatori do i habisi të gjithë me një risi: Spiunit dhe baritonit do u bëjë të vetmen gjë që i ka mbetur pa ua bërë, diçka që ata të dy po e presin me padurim tua bëjë, një përdhunim live. Aq të vrullshëm e të fuqishëm, sa dheu të tundet. Sa qielli të griset. Sa Sali Kulla të trembet, e më së fundi të kuptojë e të bindet se 12 vjet në opozitë është një kohë aq e gjatë sa nuk e rrok asnjë mendje, dhe të nxjerrësh 100 të pervertuar ta bllokojnë rrugën sa rradha e 1 mijë makinave të ndalura të arrijë te Ura e Dajlanit, është një budallallëk kriminal me kosto elektorale kolosale që s’ka laps e letër që e kap. Ta marri xhaketën nga gozhda ku e ka varur, ta hedhi në sup, dhe të largohet, dhe historia sa qesharake dhe tragjike me banaqe, rrena, sy, spiuna, baritona, legena, hajduta, të marri fund.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit