13.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Familja e Selin në konflikt me biznesmenin në Ksamil, gazetari zbulon detaje!

    Ditëve të fundit Selin ka treguar një problem ligjor që ka pasur ajo dhe familja e saj , nga e cila kanë pasur humbje financiare. Banorja nuk ka treguar detaje, por ka zbuluar se bëhet fjalë për një pronë, e cila është dhënë me qira dy herë njëkohësisht. Një çështje që Selin do t’i rikthehet dhe do ta çoj të drejtën e sja dhe të familjes deri në fund.

    Në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Breaking” në Top News, gazetari Sokol Çobo dha më shumë detaje rreth hetimit të këtij rasti. Ai tregoi se familja Bollati kishte pasur një konflikt me pronarin e një ndërtese në Ksamil, e cila ishte planifikuar të shndërrohej në hotel. Çobo sqaroi se ndërtesa ishte dhënë me qira për një kontratë 10-vjeçare Jeton Bollatit, por më vonë i ishte dhënë me qira një oficereje policie, Pranvera Ndreca. Ky ndryshim në kontratë duket të ketë shkaktuar tensionet mes palëve të përfshira.

    “Familja Bollati ia dha biznesin asaj me mirëbesim, por më pas oficeri i policisë vendosi kontakt me pronarin e ndërtesës. Për të njëjtën ndërtesë rezultuan dy kontrata qiraje: njëra në emër të Bollatit dhe një tjetër në emër të Pranvera Ndrecës. Të dyja kontratat u bënë para të njëjtit noter”, deklaroi gazetari.

    Sipas tij, Bollati e ka denoncuar rastin, duke pretenduar se biznesi i tij është zhvatur dhe, ndërsa oficeri i policisë e përdorte biznesin, detyrimet tatimore rezultuan në emrin e Selin Bollatit, pasi biznesi ishte regjistruar në emrin e saj sepse NIPT-i ishte në emrin e saj.

    Çobo shtoi se babai i Selinit ka bërë një denoncim publik me zë dhe figurë, duke e akuzuar atë për mbivendosje kontratash dhe përfshirje të veprimeve të punonjësve të shtetit dhe noterit. Sipas tij, institucionet shtetërore e kanë injoruar çështjen, ndërsa familja ka raportuar edhe kërcënime, për të cilat është bërë një denoncim në polici.

    “Nuk patëm asnjë kontakt me Selinin gjatë hetimit. Babai na tha se biznesi ishte regjistruar në emrin e saj, por ajo ndodhej jashtë vendit në atë kohë. Ankesa qëndroi. Ne kontaktuam edhe oficerin e policisë, i cili fajësoi pronarin e ndërtesës. Edhe noteri pranoi se ishin nënshkruar dy kontrata”, tha gazetari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit