Ilir Meta ka qenë prezent në “Forumin e Lirisë Ballkanike”, ku temë diskutimi ishte “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”.
E pranishme në këtë tryezë ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim, senatorë dhe kongresmenë nga SHBA, përfaqësues të qeverisë, si dhe shumë personalitete të ndryshme.
Ajo që vihej re ishte edhe prezenca e kryetares së LSI Monika Kryemadhi, e cila është kujdesur që të filmojë me telefon detaje nga ky forum.
Nuk e dimë nëse e ka filmuar momentin kur i shoqi i ka dhënë dorën “armikes” Yuri Kim, por vetë Ilir Meta dukej në humor.