21.5 C
Tirana
E diel, 20 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Familjarët dhe ish-partneri reagojnë për deklaratën e Deas, e cila po kritikohet në rrjet

    Diskutimi mbi pretendimin e Luizit dhe frikën e tij për një sëmundje të rrallë mori përmasa të jashtëzakonshme dhe patjetër që banorët nuk i kursyen komentet e tyre. Të tronditur nga ideja që Luizi mund të ishte i sëmurë ose të shokuar nga fakti që ai mund të ketë gënjyer për sëmundjen, pjesa dërrmuese e banorëve kërkuan që situata të sqarohej. Mes tyre, edhe Dea Mishel.

    “Arbana, nëse Luizi është sëmurë, duhet vërtet ndihma mjekësore dhe duhet konfirmuar kjo gjë për ne, sepse unë personalisht nuk mund të jetoj përditë me dikë që mund të jetë duke vdekur dita-ditës. Është shumë e rëndë” – u shpreh ajo.

    Komenti i saj u kritikua shumë në rrjet, ku një pjesë e njerëzve e konsiderojnë “të papërshtatshëm”, “të pasjellshëm”, “të neveritshëm” etj.

    Përmes rrjeteve sociale, miq, familjarë dhe ish-partneri i saj, kanë reaguar për ta mbrojtur.

    “Si miq e familjare të Deas, duam të qartësojmë që deklaratat e saj jane nxjerrë jashtë kontekstit. Ne e përjetojmë situatën nga jashtë, kemi gjithë informacionin dhe lirinë e mundshme. Dea, jo! Asnjëri nga ne s’mund ta dijë e as ta imagjinojë si është të përjetosh në vetë të parë çfarë ndodhi mbrëmë. Nëse jeni tronditur ju ne shtëpitë tuaja, merreni me mend sa janë tronditur banorët,” shkruajnë ata.

    “Duke njohur Dean, dimë që komentet e saj vijnë me dashamirësi. Synimi i saj ishte që Luizi të kurohet e të bëjë më të mirën për veten e tij, pavarësisht nëse shqetësimi është fizik apo psikologjik paralelisht duke mos injoruar frikërat dhe pasiguritë e saj në lidhje me këtë situatë të pazakontë që u krijua. Kështu që le të bëjmë përpara me dashamiresi.”

    Ish-partneri, për të cilin Dea ka folur edhe gjatë qëndrimit në shtëpi, gjithashtu i doli në mbrojtje.

    “Ajo që Dea tha është trajtuar totalisht jashtë kontekstit. Dea nuk mund të qëndojë duarkryq dhe të shpërfillë një problem shëndetësor që ka një person me të cilin po bashkëjeton. Dhe nëse nuk shkëputet nga konteksti, Dea ka thënë që nëse është vërtet sëmurë duhet ndihma mjekësore, sepse nuk mund të jetohet sikur nuk po ndodh asgjë në një kohë që dikush ka një shqetësim aq serioz,” shkruan ai. “Në aq vite sa kemi kaluar bashkë nuk ka pasur kurrë qëllime dashakeqe, përkundrazi gjithmonë ka vënë njerëzit e tjerë mbi veten.” “Unë jam i lumtur që e kam njohur dhe do të doja që si unë dhe të tjerët të kuptojnë botën dhe shpirtin tënd të bukur e të lirë,” përfundon ai.
    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit