4.5 C
Tirana
E martë, 18 Mars, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Familjarët e Gjestit reagojnë ashpër për rikthimin e Eglit në shtëpi

    Rikthimi i Eglit në shtëpinë e ‘‘Big Brother VIP Albania’’ duket se nuk është pritur mirë nga familjarët e Gjestit. Në një reagim të bërë publik në profilin e tij në Instagram, ata kanë shpërndarë një shkrim të gjatë, ku shprehen të shqetësuar për mënyrën se si banorët e rikthyer po ndikojnë në lojën e Gjestit.

    Sipas tyre, banorët që janë rikthyer në shtëpi po përpiqen ta rrëzojnë Gjestin, duke përdorur informacionet që kanë marrë jashtë shtëpisë.

    Pas rikthimit të Eglit, është vënë re një ndryshim i theksuar në sjelljen e saj ndaj Gjestit, çka e ka bërë këtë të fundit të ndihet i pasigurt dhe konfuz në lidhje me informacione që ajo mund të ketë marrë jashtë.

     Postimi i plotë:

    I mbyllur për më shumë se 150 ditë, pa qasje në botën e jashtme, pa e shijuar luksin e thashethemeve apo gjykimin e turmës, pa e ditur çfarë mendon bota, që nuk ndjen as duartrokitjet e atyre që e duan, por as “përbuzjen” e atyre që nuk e duan, por sërish e ndjekin në çdo lëvizje të tijën. I vijnë njerëz që kanë pasur fatin të dalin jashtë, të mbushen me informacione të freskëta e t’ia servirin ato të përzgjedhurave për ta thyer, për ta rrëzuar, duke e nxitur të dyshojë te vetja dhe të humbasë busullën e lojës. E megjithatë, ka ende fuqinë ta kthejë gjithë këtë presion në burim force të pashterrshme.

    Nëse ka një fitore që është më e vështira në të gjitha historitë e Big Brother-ave, është kjo. Jo një fitore që vjen gjithmonë me brohoritje, por ajo që vjen pasi ke kaluar nëpër humnera, kur gjithçka ka punuar kundër teje, pa asnjë dritare të hapur, pa asnjë dorë të shtrirë, por vetëm me një shpirt që refuzoi të mposhtet. Kjo është një fitore që nuk kuptohet nga të gjithë, por peshon më rëndë se çdo gjë tjetër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit