Modelja kroate Ivana Knoll ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe fotografëve gjatë Kupës së Botës 2022 në Katar.
Disa nga vendasit në tribuna nuk kanë ngurruar t’i bëjnë foto me aparatet e tyre celulare.
Imazhet janë bërë virale duke treguar ish-Miss Kroacinë që ecën nëpër tribuna, ndërsa dy burra e shohin dhe vendosin ta fotografojnë.
Megjithatë, sipërmarrësi nga Katari, Mohammed Hassan Al-Jefairi, shpjegoi në mediat sociale arsyen e vërtetë sipas tij, se përse këta burra po fotografonin Miss-in.
“Sa për informim, nuk e bëjnë foton sepse e pëlqejnë, por sepse nuk u pëlqen mënyra e veshjes, një mënyrë e papërshtatshme për kulturën tonë”, ka shkruar ai. “Këtë mund ta konfirmojë çdokush nga Katari. Foto mund të jenë bërë edhe për ta raportuar.”
Gjithsesi, burrat që po shkrepnin fotot nuk dukeshin dhe aq të shqetësuar në fakt. Kush e di…