23.5 C
Tirana
E martë, 19 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Faqja investigative publikon përgjimet: Kreu kinez i Bankers organizonte orgji, vajzat, mes të cilave edhe minorene, silleshin nga turi i Bankersit

    Faqja e njohur denoncuese Prapaskena shkruan se administratori dhe pronari në letra i Bankers Petroleum Hongping Xiao rezulton kordinator i skemës së zhvatjes së pasurisë nëntokësore shqiptare, përmes fryrjes së shpenzimeve.

    Faturime fiktive, manipulimi k bilanceve, fshehja e kontratave, vjedhja me skemën e TVSH-së, shmangia e taksave, blerja e mediave, pastrimi i parave janë disa nga akuzat ndaj tij.

    Të ardhurat e kompanisë zhvatëse nga nafta janë rreth 6 miliardë euro, ndërsa shpenzimet rreth 7 miliardë euro. Kinezi Hongping Xiao, i arrestuar disa ditë më parë, ka kontribuar për krijim e kësaj grope financiere – shkruan Prapaskena.

    Hongping Xiao-s i pëlqente edhe të argëtohej.

    Faqja shkruan se “Kinezi i Bankers njihej për festat harbuese, ku derdhej shampanja ‘lumë’, për udhëtimet në vende ekzotike me jaht dhe charter”.

    Pjesë nga teksti:

    “Hongping Xiao shpenzonte qindra mijëra euro në vit për festa të ‘çmendura’. Shpenzimet i përfshinte tek kostot e kompanisë në funksion të skemës së mospagimit të taksave.

    Hongping Xiao organizonte festa jashtë Shqipërisë, në kështjella dhe jahte, të cilat përfundonin në orgji. Vajzat me kriter deri në 25 vjeçe rekrutoheshin dhe përzgjidheshin nga një personazh i quajtur Turi i Bankersit, i cili tërhiqte çanta me para nga banka të nivelit të dytë.

    Vajzat e moshës deri në 25 vjeçe, mes tyre edhe minorene, menaxhoheshin nga Turi, i cili u’a dërgonte ‘ustallarëve’ kinezë e shqiptarë përmes fluturimeve me charter.

    Hongping Xiao i pëlqente të bënte edhe gili-vili me zonjat dhe zonjushat e Bankersit, disa nga të cilat paguheshin me mbi 10 mijë euro në muaj. Nga përgjimet e reflektuara në dosjen e prokurorisë, del në pah karakteri i Hongping Xiao jo vetëm si një hajdut i frikshëm, por edhe ‘qejfli’.Xiao i pyeste në telefon gratë dhe vajzat e Bankersin se çfarë kishin veshur, fund apo pantallona…” shkruan Prapaskena që sjell edhe faqe nga përgjimet.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit