20.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Fatmir Mediu, presion me Amerikën gjyqtarëve, që mos ta dënojnë për Gërdecin

    Fatmir Mediu ka “zbardhur” mesazhet që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me sistemin e drejtësisë dhe pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    Ai thotë se administrata Trump ka qenë e qartë në qëndrimin e saj, teksa kërkon që të ketë një drejtësi të pavarur, të pa influencuar politikisht, e cila nuk mund të përdoret për sulme karshi politikës.

    “Administrata Trump kërkon që të ketë një drejtësi të pavarur, të pa influencuar politikisht, e cila nuk mund të përdoret për sulme karshi politikës. Por edhe në Prokuroria që duhet të jetë më e fuqishme në luftën kundër karteleve të drogës.

    Një nga shqetësimit më të mëdha që është bërë edhe më evidente, është lufta kundër karteleve të drogës, për faktin që janë me mijëra shqiptare në Amerikën e  Jugut që janë të lidhur drejtpërdrejt me kartelet e drogës dhe efektet i kane si në Shqipëri, dhe më gjerë.

    Ka qenë delegacion i nivelit të lartë të Departamentit të Drejtësisë në SPAK, i cili ka shprehu shqetësimin për sa i përket luftës kundër karteleve të drogës. Është edhe një qëndrim i shprehur edhe nga DASH, i është shprehur edhe Dumanit gjatë vizitës në SHBA para 10 ditësh. Kjo ka qenë çështja thelbësore që ata kanë diskutuar.

    Sa i përket sulmeve kah politikës, është një çështje që e tejkalon atë idenë e drejtësisë. Nëse Ambasada do thoshte që keni bërë mirë për kë keni goditur, kjo e tejkalon atë që në flasim për një drejtësi të pavarur”, tha ai për News 24.

    Kujtojmë që mediu po gjykohet për Gërdecin, por para çdo seance gjyqësore fluturon për në SHBA, kur po kërkon të lobojë që të mos e dënojnë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit