12.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Fatos Lubonja: Ne jemi popull dele, duhej të digjnim Parlamentin

    Analisti Fatos Lubonja tha se me atë që ka ndodhur me qeverisjen socialiste, veçanërisht me ato që kanë dalë ne hetimet e muajve të fundit ndaj zv.kryeministres Balluku, do duhet të ishte djegur Parlamenti.

    Ai solli si shembuj protestat në vendet e tjera të rajonit apo Evropë për çështje shumë më të vogla se skandalet dhe abuzimet e qeverisë.

    “Ne jemi popull i nënshtruar. Me atë që ka bërë Balluku me Ramën duhet të ishte djegur parlamenti.

    Po të ishin këta popujt perëndimorë do ishte bërë nami. Betino Kraxi kur ka dalë atëherë skandali Tangentopoili, kur ka dalë nga hoteli ka dashur ta linçojë turma, mezi e kanë shpëtruar.

    Këtu duhet ridimensionuar çdo gjë. Këta janë banditë  mor, këta janë banditë. Kur s’ke drejtësi që t’i marrë t’i arrestojë.

    E ke parë çfarë ka ndodhur në Greqi apo në Francë. Ne jemi popull dele, duan të na bëjnë një kafshë më të butë, nuk e di çcfarë ka më të butë, atëherë jemi në rregull për pushtetin.

    Meqe përmendet 21 janarin, 700 mijë euro ishte biseda atëherë mes Ilir Metës me Dritan Priftin” – tha Lubonja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit