13.5 C
Tirana
E hënë, 20 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Fatos Nano i pavetëdijshëm në spital, ish-kryeministri në luftë për jetën, sot pësoi edhe një arrest kardiak

    Ish-kryeministri Fatos Nano prej ditësh ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë, për shkak të probleme shëndetësore. Nano është hospitalizuar që prej datës 8 tetor, pas një arresti kardirespirator.

    Burime pranë spitalit bëjnë me dije se gjendja e tij vijon të jetë e rëndë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ditën e sotme ai ka pësuar edhe një tjetër arrest kardiak. Ai ka humbur koshiencën, ndërsa organet vitale vijojnë të jenë funksionale.

    Ish-kreu i Partisë Socialiste ka pasur prej kohësh probleme me mushkëritë dhe është trajtuar më herët për një sëmundje kronike të sistemit respirator.

    Kjo nuk është hera e parë që Nano shtrohet në spital. Në 2023 ai ndodhej në intubim pasi iu rikthye një problem kronik respirator, që në gjuhën mjekësore njihet si SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

    Fatos Nano është ndër politikanët e shquar në vend. Ai është themeluesi dhe kreu i parë i Partisë Socialiste në Shqipëri dhe ka mbajtur postin e lartë si kryeministër i vendit në 1991, u rizgjodh më pas në 2002 dhe deri në 2005.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit