Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar për gjendjen jo të mirë shëndetësore të Fatos Nanos.
Më anë të një postimi në Facebook, Braçe shkruan se ‘Fatos Nano nuk dorëzohet’.
Ish kryetari i PS-së prej të enjtes, 24 gusht 2023, ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë.
Ish- kryeministri ishte shoqëruar me ambulancë më 24 gusht nga shtëpia e tij në spital pasi kishte pasur probleme me frymëmarrjen.
Lajmi u bë i ditur vetëm dy ditë më parë ku u mësua se Nano ishte i intubuar në reanimacion por gjendja e tij mbetej e stabilizuar e megjithatë mbetej me prognozë të rezervuar.



