22.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Femrat apo meshkujt? Dedektivja tregon kush tradhton më shumë: Gjatë verës…

    Dedektive Shkënda Lili foli mbrëmjen e djeshme për tradhtinë dhe se kush tradhton më shumë meshkujt apo femrat. Ajo u shpreh në “Më lër të flas” se numri i kërkesave të meshkujve për të ditur për eksperiencat e partnereve të tyre është rritur.

    “Në fillimet e mija kanë ardhur femrat më shumë, ishte një përqindje e madhe femrash që kishin dyshime dhe kërkonin t’i zbulonin këto dyshime, por është rritur numri i kërkesave të meshkujve, që duan të dinë për partneret e tyre”, tha ajo.

    Sipas saj ndryshimi kryesor mes meshkujve dhe femrave është se meshkujt shkojnë duan të marrin më shumë informacion mbi partneret e tyre kur janë në proces divorci për prova, ndërsa fermat si më egoiste duan të dinë se çfarë bën partneri i tyre.

    “Burrat vijnë me një qëllim të caktuar, ose janë në një proces divorci ose marrëdhënia e tyre ka mbaruar, dhe duan prova se bëhet fjalë dhe për fëmijët dhe për pasurinë, ndërsa femra e ka më shumë atë egon për të ditur çfarë bën bashkëshorti”, shtoi Lili.

    Tek unë vjen në fakt mosha 35 e lart, jo të rinj, më shumë familjarë, qoftë edhe nga kostoja që nuk e përballon një çift i ri që janë në lidhje”, tregon dedektivja.

    Teksa është pyetur se kur është “sezoni i gjuetisë”, dedektivja tha: “Gjatë verës vijnë refugjatët dhe sikur i trazojnë më shumë ujërat”, ndërsa shtoi se po gjatë verës ka më shumë punë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit