20.5 C
Tirana
E premte, 25 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fero bën deklaratën e fortë për nënën e tij: Më ka rrahur shumë, nëse do e bënte sot do e dërgoja në burg

    Reperi shqiptar Fero Fera është rikthyer sërish në vëmendje për shkak të videove që poston në rrjete sociale me partneren e tij.

    E teksa disa ditë më parë në rrjet qarkulloi një video ku dukej se Fero kishte goditur Arbenitën pasi tregoi pa dashje në publik të ëmën e reperit, së fundmi ai ka treguar sesi nëna e tij e ka dhunuar kur ishte i vogël.

    Gjatë ‘live’-t, reperi shprehet se po ti ndodhte tani kjo gjë, ai do të e raportonte rastin në polici dhe do e dërgonte në burg.

    “Mua më ka goditur njëherë me tigan, më ka nxirë syrin dhe ashtu kam shkuar në shkollë. Që ta dija tani, t’i kisha ato mend që kam tani kur kam qenë i vogël,do e kisha çuar në polici dhe e kisha futur në burg”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit