Fero i ka dhënë fund beqarisë, disa muaj pas divorcit të bujshëm me modelen Arbenita Ismajli.
Përmes disa postimeve në rrjete sociale, ish-reperi shkroi “just married” (të sapomartuar).
Ai preferoi të mos e zbulojë portretin e gruas, duke publikuar vetëm duart dhe flokët e saj.
Më parë, Fero ka qenë i martuar me Arbenitën, me të cilën kanë një vajzë, Nina. Ish-çifti nuk i ka kursyer deklaratat publike kundër njëri-tjetrit.
Që pas akuzës për dhunë ndaj Arbenitës, Fero ka shprehur se ka pasur probleme për takimin e tij me të bijën, Ninën. Më pas, pasi ish-reperi e bëri publik rastin dhe pretendoi se “e bija ishte rrëmbyer”.
Prej pak kohësh, Fero ka hequr dorë nga muzika dhe i është përkushtuar fesë islame. Edhe gruaja e tij e re thuhet se i përket të njëjtit besim.



