11.5 C
Tirana
E premte, 21 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Fero “mohon” Arbenitën” : Po ta ktheja kohën, s’do lidhesha kurrë!

    Ish-reperi i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë mban emrin Khattab, ka bërë një deklaratë që po bën xhiron e rrjetit. I ftuar në emisionin “Shok Podcast”, ai foli pa dorashka për jetën e tij personale dhe profesionale, duke prekur edhe një nga temat më të përfolura: marrëdhënien me ish-bashkëshorten, modelen Arbenita Ismajli.

    Kur moderatori Fisnik Juniku e pyeti nëse, po të mund të kthente kohën pas, do të hynte sërish në lidhje me Arbenitën. Përgjigja e tij ishte e prerë:“Jo, kurrë s’do t’i hyja asaj lidhjeje, me gjithë respektin. Sepse prej asaj lidhjeje kam një vajzë, por po ta ktheja kohën, s’do i hyja kurrë.”

    Por kjo nuk ishte deklarata e vetme e tjn. Fero konfirmoi gjithashtu se tashmë është në një lidhje të re dhe madje në prag martese me një vajzë tjetër, duke dhënë një mesazh të qartë: e shkuara ka mbetur pas, dhe ai është i fokusuar tek e ardhmja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit