8.5 C
Tirana
E hënë, 2 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Fero shokon me postimin për vdekjen e gazetarit: ‘Kalofsh mirë sonte në varr’

    Këngëtari Fero shokoi me deklaratën e tij mbi vdekjen e gazetarit dhe moderatorit të njohur nga Kosova, Arton Turkaj.

    Arton Turkaj, rreth të 30-ave dhe autor i emisionit “Babë e Bir” në Radio Prishtina, ndërroi jetë si pasojë e një infarkti.

    Artoni, i njohur për komentet e tij satirike, shkroi më 25 dhjetor në Facebook: “Urime Krishtlindjet! Jua boft Allahu kabull.”

    Nisur nga ky postim, Fero shkroi se gazetari “bëri hajgare me Krijuesin” dhe la të nënkuptuar se e meritonte vdekjen.

    “Urime [për] vdekjen gazetar. Kalofsh mirë sonte në varr,” shkroi ish-reperi që hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë muslimane.

    Artoni ishte një personazh i komentuar i rrjeteve sociale dhe i njohur për komentet satirike. Për vdekjen e tij reaguan jo pak figura në Kosovë, përfshirë edhe kryeministrin Albin Kurti.

    Fero shokon me postimin për vdekjen e gazetarit: ‘Kalofsh mirë

    Fero shokon me postimin për vdekjen e gazetarit: ‘Kalofsh mirë

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit