23.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fero shpallet në kërkim nga policia, ja për çfarë bëhet fjalë

    Sërish probleme me drejtësinë për Feron. Sipas autoriteteve në Kosovë, reperi është shpallur në kërkim, pasi ka qëlluar me armë zjarri nga një makinë.

    Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacion Policor Gjilan me datën 28.12.2022 në orët e mbrëmjes ka pranuar në informacion se i dyshuari F.Sh (1994) shtetas i Kosovës me veturën e tij ka shkuar në një lagje të qytetit të Gjilanit dhe po sa ka dalë nga vetura ka shtënë një herë me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Nga kjo e shtënë nuk ka pësuar lëndime trupore askush. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të policisë të cilat kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes.I dyshuari ende nuk është takuar dhe është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës.

    Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale, ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ ndërsa rrethanat se si ka ndodhur rasti janë duke u hetuar nga ana e Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan”, ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit