Fero ka postuar një mesazh për vajzën e tij, Ninën, në rrjete sociale, duke treguar mallin që ndjen për të bijën pas 1 viti që nuk takohen më. Në një story në Instagram, Fero postoi një portret të vizatuar të vetes dhe vogëlushes, me mbishkrimin:
“Pothuajse një vit pa ty. Ndoshta e ke harruar se kush është babai yt ose ndoshta të ka marrë malli për mua. Mendimet e mia shkojnë thellë për ty. Na bënë padrejtësi vogëlushe.”
Në fund, Fero e shoqëron mesazhin me hashtagun “shtet i korruptuar”, duke lënë të kuptohet se vazhdon të ndalohet prej ligjit për të mos parë vajzën e tij, ndonëse në shtator të vitit të kaluar, Fero njoftoi se i ishte caktuar kujdestaria e saj për një vit.
Në ditëlindjen e katërt të së bijës, Fero postoi urimin e tij, duke treguar se kishte tetë muaj pa e takuar vajzën:
“Nina, bebi im, sot ti mbush 4 vjet e unë s’mundem të jem afër teje. Tetë muaj më kanë ndarë padrejtësisht nga ti, pa mundur të të shoh, të të përqafoj, apo të të uroj si çdo baba. Çdo ditë pa ty është dhimbje dhe boshllëk”.
Fero u bëri thirrje edhe insitucioneve shtetërore të Kosovës që të vepronin:
“PS. Institucionet e Kosovës nuk mund të heshtin më. Është koha të veprojnë, të zbatojnë ligjin dhe të mbrojnë të drejtat tona. Çdo vonesë është një plagë për një baba dhe vajzën e tij. Mosveprimi juaj po shkakton dëme të parikuperueshme. Ju mbani përgjegjësi për këtë padrejtësi”.
Fero dhe e ëma e vajzës së tij, Arbenita, kanë pasur një marrëdhënie goxha të ndërlikuar. Ata janë përballur disa herë publikisht, pasi modelja e ka akuzuar ish-bashkëshortin për dhunë.