24.5 C
Tirana
E enjte, 10 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Festival familjar – Ardit Gjebrea do ta drejtojë “Kënga Magjike”, me të bijën

    Ardit Gjebrea, në ditëlindjen e tij të 62-të, i rrethuar nga familja dhe miqtë, bëri një nga ato deklaratat që të mbeten në mendje. “Kënga Magjike”, edhe këtë vit nuk do të prezantohet vetëm nga ai. Por surpriza e këtij viti, që shënon dhe përvjetorin e 25-të të festivalit, është se në skenë do të ngjitet edhe vajza e tij, Ana Gjebrea. Po, e lexuat mirë.

    Në një video të shpërndarë nga pushimet verore të familjes Gjebrea, ku shihen Arditi, bashkëshortja Anila, vajza Ana dhe disa miq e kolegë të ngushtë, Arditi ndalet për të bërë një urim e një dëshirë për ditëlindje. Dhe e ndan me të gjithë:

    “Cila ishte dëshira? Po e them. Ju e dini, familja dhe puna. Shëndeti për familjen time, ‘E diela shqiptare’ dhe ‘Kënga Magjike’. Këtë vit ne kemi 25-vjetorin e ‘Këngës Magjike’ dhe duke qenë një vit shumë i rëndësishëm dhe i shënuar, do doja që ta ndaja me ju një gëzim shumë të madh, që Ana Gjebrea do të jetë prezantuese e festivalit ‘Kënga Magjike 2025′.”

    Në sfond, fytyra e Anës nuk e fsheh dot emocionin, sepse kjo mund të mos ketë qenë një surprizë totale për të, por padyshim një moment i rëndësishëm në jetën e saj. Dhe për ata që e kanë ndjekur qoftë edhe pak, fjalët që ajo thotë gjithmonë për të atin – se është babai më i mirë në botë – tani marrin një kuptim edhe më të thellë.

    Ana Gjebrea është vetëm 16 vjeçe, por jo pa përvoja në skenë. Ka kënduar live, ka pasur disa projekte muzikore dhe, më e rëndësishmja, ka përfaqësuar Shqipërinë në Junior Eurovision 2021 me këngën “Stand By You”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit