18.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Festivali i Këngës’: Njihuni me 5 anëtarët e jurisë + ‘juria e medias’!

    Në natën e parë të Festivalit të Këngës në RTSH, është zbuluar edhe juria që do të vlerësojë këngët pjesëmarrëse.

    Këtë vit, në juri ndodhet producenti Genc Salihu, këngëtari Elton Deda, profesor Zhani Ciko, poetja Rita Petro dhe këngëtarja Alma Bektashi.

    Ata do të vendosin se kujt do t’i shkojnë çmimet për 3 vendet e para në Fest 61, çmimi për artistët e rinj, çmimi për karrierën dhe çmimi për grupet alternative.

    Pjesë e jurisë është edhe “juria e media” që përbëhet nga Alida Cenaj, gazetare karriere, Jerida Sakaj, gazetare pranë RTSH, Luela Myftari, gazetare në A2CNN, Xhani Shqerra, prezantues dhe Jetona Koçibelli, gazetare e kulturës në Top Channel.

    Në këtë edicion, është vendosur që kënga përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovizion do të zgjidhet nga vetë publiku, përmes votave me SMS.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit