14.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Festivali i RTSH, si “Big Brother”. Zhgënjimi i madh, nga ngjarja artistike që dikur ishte më e madhja në vend

    Nga Fatos Tarifa

    Mbrëmë ndoqa (pa shumë interes dhe vetëm pjesërisht) natën e parë te Festivalit te 61-të të Këngës.

    Në të kaluarën, ky festival ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend. Nuk është më.

    Me shpenzime shumë herë më të mëdha për organizimin e tij, në këtë festival sot marrin pjesë këngëtarë shumë herē më të vegjël, ndër ta edhe djem e vajza që vetëm këngëtarë nuk janë.

    Një pjesē e mirë e këngëve ta shpifin, sidomos me lirikat e tyre vulgare e të pakuptimta. Veshjet e shumë këngëtarëve e përdhosnin natyrën sublime të skenës dhe vetë idenë e festivalit më të madh të muzikës në vend.

    Mënyra e prezantimit të këngëve dhe këngëtarëve ishte krejt pa klas dhe fjalët e prezantueses së festivalit (një fjalor shumë i varfër) mund t’i shkonin për shtat një “reality show” TV franchise, si Big Brother, se sa një festivali kombëtar të muzikës.

    Great Disappointment!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit