Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se Berisha nuk duhet të kandidojë për kryetar të PD-së, siç mendohet se do të ndodhë pas dy muajsh, por të qëndrojë si kryetar nderi.
“Opozita duhet të bëjë përpjekje për të risktrukturuar marrëdhëniet me ndërkombëtarët.
E dyta oppzita duhet të konsolidojë marrëdhëniet me drejtësinë dhe SPAK. I mirë apo i keq duhet t’i qëndrosh kësaj ideje.
E treta duhet të ketë hapa konkretë.
E katërta sa është bindëse opozita në publik”.
I pyetur nëse Berisha është pengesë për PD-në dhe opozitën, Fevziu u shpreh se ai duhet të mos garojë në zgjedhjet brenda PD-së për kryetar, por të qëndrojë si kryetar nderi.
“Përgjegjësia i shkon Berishës. PD ka një zinxhir gabimesh. Grupi parlamentar i PD-së i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare. Një largim i menjëhershëm i Berishës nuk zgjidh asgjë. Duhet të qëndrojë kryetar nderi i partisë. Berisha duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër”.
Fevziu u shpreh me tone pozitive për nismën e Ermal Hasimes dhe grupit të tij për të bashkuar opozitën.
“Nismën e Hasimes e shoh si pozitive. Hasimja thotë se kështu si është opozita nuk i bën gjë Ramës. Ajo që kuptova unë që nuk janë të përgatitur, se e shohin si gjë personale.
E majta italiane nuk e mundte dot Berluskonin, por zgjidhnin Romano Prodin që dilte përballë Berluskonit që ishte në kulmin e fuqisë së tij”.



