Bashkëpunimi mes Eglit dhe Fifit, “Shuj Shuj” dhe “Ku je nis”, është rikthyer në Youtube. Kënga u postua në InstaStory nga Fifi, me mbishkrimin:
“Back on Youtube/Rikthehet në Youtube.”
Nga ana tjetër, Egli nuk ka bërë asnjë reagim deri në këto momente. Po ashtu, ndryshe nga Fifi, nuk e ka publikuar në rrjete sociale këngën.
Gjithashtu, Egli nuk ka rikthyer as fotot me Fifin apo nga sheshxhirimi.
Pse u hoq kënga?
Dy protagonistet e kësaj drame nuk kanë bërë asnjë reagim mbi motivet, por njerëzit kanë disa teori.
Sipas komenteve, një pjesë e mirë e tyre mendojnë se kjo ishte një lëvizje për vëmendje, gjë e cila është kritikuar nga ndjekësit e tyre.
Nga ana tjetër, më herë Prive raportoi se bëhet fjalë për një mosmarrëveshje sa i përket ndarjes së fitimeve nga kënga. Sipas Priva, Fifi është investuar personalisht në realizimin e videoklipit, ndaj ka kërkuar më shumë përqindje të fitimit.
Së treti, mbase mund të bëhet fjalë vetëm për një problem teknik, por fshirja e fotove nga ana e Eglit e bën më pak të besueshme këtë teori.