17.5 C
Tirana
E premte, 18 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fifi zbulon se është shtatzënë për herë të parë!

    Fifi është në pritje të ëmbël! Këngëtarja dhe partneri i saj Adis Patushi do bëhen për herë të parë prindër. Lajmin e dha vetë këngëtarja gjatë Festivalit të Këngës.

    Pasi performoi gjatë mbrëmjes së sotme me Flori Mumajesin, Fifi zbuloi se është shtatzënë duke iu referuar kantautorit si “daja i fëmijës tim.”

    “Jam njeriu më i lumtur në botë. Jam duke pritur një fëmijë. Nuk kam dashur ta nxjerr [si lajm] deri sot. Përgjegjësia ime në këtë ka qenë dyfish më e madhe sepse nuk kam kënduar vetë, por kam kënduar me fëmijën tim. Zoti i bekoftë të gjitha nënat. Sot po e kuptoj se çfarë po rritet brenda meje”- u shpreh Fifi.

    Ndonëse nuk dha asnjë detaj në lidhje me gjininë apo sa muajshe është, barku i rrumbullakosur ishte i dukshëm.

    Fifi është në një lidhje me Adis Patushin, ish-partneri i Adrola Dushit me të cilin modelja ka edhe një djalë, Troi. Fifi dhe Adisi konfirmuan lidhjen në shkurt të këtij viti.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit