27.5 C
Tirana
E enjte, 4 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Filloi ky budallai të flasë” – Milaim Zeka tregon marrëdhënien me Olta Gixharin

    Paralajmërim: Mos u gënjeni nga fotoja në artikull!

    Milaim Zeka dhe Olta Gixhari, dy ish-opionistët e “BBVK” duket se nuk kanë asnjë raport me njëri-tjetrin, pavarësisht se kanë qenë për shumë puntata së bashku në studion e reality show-t. I ftuar në “RTV21”, Milaimi shpjegoi se ai dhe Olta nuk kanë komunikuar kurrë gjatë gjithë edicionit, madje as nuk janë përshëndetur.

    “Me Oltën nuk kemi komunikuar, nuk kemi folur fare. Pas dy javësh nga nisja e edicionit, nuk jemi përshëndetur dhe nuk kemi biseduar kurrë”, u shpreh ai.

    Ai shtoi se kurrë nuk kishte shkuar në dhomën ku qëndronin moderatorët dhe se Olta, në vned që të analizonte situatat brenda shtëpisë, merrej me komentet e tij, duke shtuar se ish-banorja e “BBVA” e ka cilësuar si “budalla”.

    “Ajo nuk merrej me analizën e mysafirëve, por analizonte fjalët e mia. Madje një herë, live, kur unë po flisja, Olta ka thënë: ‘Filloi ky budallai të flasë’”, tha Milaimi.

    E po, s’paska pasur zënka vetëm brenda shtëpisë…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit