11.5 C
Tirana
E shtunë, 7 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Filmi i dhjetë nga Quentin Tarantino do të jetë edhe filmi i tij i fundit

    Quentin Tarantino i qëndron besnik premtimit të tij se do të jetë regjisor i dhjetë filmave dhe më pas, do të heqë dorë nga kinematografia.

    Në një intervistë për “CNN”, regjisori i famshëm konfirmoi se filmi i tij i radhës do të jetë dhe filmi i fundit, duke e mbyllur karrierën e tij me numrin e artë.

    “Unë e kam bërë këtë për një kohë të gjatë, për 30 vjet. Është koha për ta përfunduar shfaqjen. Jam një njeri që i argëton të tjerët dhe dua t’ju lë me ndjesinë që të dëshironi edhe më shumë (prej meje)”, tha regjisori.

    Deri më tani, Tarantino i ka dhuruar botës plot 9 filma të shkëlqyer.

    Ai e nisi karrierën me “Reservoir Dogs” (1992), për të vijuar me “Pulp Fiction” (1994), “From Dusk Till Dawn” (1996), “Jackie Brown” (1997), “Kill Bill: Volume 1” (2003), “Kill Bill: Volume 2” (2004), “Inglorious Basterds” (2009), “Django Unchained” (2012) dhe “Once Upon a Time in Hollywood” (2019).

    Quentin Tarantino është fitues i dy çmimeve Oscar, për skenarin më të mirë në filmin “Pulp Fiction” dhe “Django Unchained”.

    Por, Tarantino nuk e ka aspak me nxitim filmin e tij të dhjetë dhe nuk e di fare se çfarë do të sjellë për publikun.

    Deri atëherë, ka mjaftueshëm kohë për të ndërruar mendje.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit