Brikena dhe Selin janë vënë përballë njëra-tjetrës në një televotim vendimtar, nga i cili do të dalë finalistja e parë e “Big Brother VIP 5”.
Ky nominim erdhi si rezultat i një avantazhi që iu dha Brikenës, pasi ajo u zgjodh lidere nga banorët e shtëpisë. Duke marrë vendimin e saj, ajo vendosi të përfshijë në këtë televotim veten dhe Selinën.
“Kam shumë respekt për atë që i ndodhi Selinit sonte, ndaj vendosa që në këtë nominim për finaliste të shkojmë unë dhe Selini,” u shpreh Brikena.
Tashmë, gjithçka mbetet në dorë të publikut, i cili do të vendosë se cila prej tyre do të sigurojë vendin e parë në finale.



